Home KRYESORE Perse po ikin shqiptaret nga Atdheu…?

Perse po ikin shqiptaret nga Atdheu…?

Nga Artan Fuga

Që shqiptarë po ikin nga atdheu, kjo nuk ka diskutim. Këtë e konfirmojnë edhe fakte statistikore që tregojnë ulje abonentësh për telefoninë mobile dhe mbyllje masive numrash telefoni…

Por, nuk ikin thjesht nga varfëria, jo… Mos u bëni naivë… I varfëri kur ndjen se është në vendin e vet punon dhe ja del të keqes.

Puna është shumë më e thellë. Kombi po humbet forcën magnetike ndaj individit që i del nga orbita. Kjo është drama. Nuk ka struktura mbajtëse qe duhen.

E përzë toka e papunuar, sipërmarrjet që nuk punësojnë, atdhedashuria e zbehur, mosbesimi te politika, padrejtësitë, mosbesimi te fqinji, miku, prindi, jetesa në një mjedis egoist dhe armiqësor, braktisja nga shërbimet sociale të shtetit, lënia në dorë të fatit, shëndetësia vdekjeprurëse, shkollimi pa pikë vlere te kioska universitare, zhveshja nga kultura dhe traditat kombëtare që janë rrënjët e kombit, edhe kalatë ja rimori turku e i vu zjarr, nga Sula i lavdishem, ikin si ikën çamët, hebrenjtë, arbëreshët, ikin, ikin, injorimi nga elitat politike, mërzia urbane, i veçuar nga pasuritë e kombit, i fyer nga pushtetarët, i ndjerë si qytetar i dorës së dytë përballë militantëve dhe klientelistëve, mërzitet shqiptari me Shqipërinë, ik, ik, ik, jo mo jo, nuk është varfëria thjesht jo…

Share: