Home KRYESORE Piro Ahmetaj, ja perse dhashë dorëheqjen…

Piro Ahmetaj, ja perse dhashë dorëheqjen…

Pirro Ahmetaj tashme ish këshilltari për mbrojtjen i Presidentit te Republikës, shkruan sot për arsyet te cilat e detyruan te dore-hiqet.  Ai thotë se ne respekt të telefonatave, mesazheve, vlerësimeve dhe rezervave te panumërta që njerëzit kane ndarë në vijimësi me te ai publikon një interviste dhëne për gazetën “Koha Jone” duke shtuar se: “fatmirësisht është vërtet koha jone dhe kohës së oligarkëve të inkriminuar dhe mediokërve të diskretituar po i vjen fundi … !”

Ahmetaj e vazhdon rrëfimin e tij ne rrjetin e facebook duke argumentuar edhe dekretin e daljes se tij 8 muaj para kohe në rezerve, duke përcaktuar se në ditët në vijim do të bëje edhe një mesazh të dedikuar publik  për te gjithë faktorët e interesuar brenda dhe jashtë vendit.

“Paraprakisht, Ju konfirmoj se jam larguar nga uniforma pa asnjë keqardhje dhe ngarkese negative, por me vetëdije të plotë, për të qenë “plotësisht i liris딝 dhe për të kontribuar më fortë! ”ŽEdhe”¬ pse perceptimi populist për dorëheqjen lexohet si “arma e të dobëtëve”, në rastin konkret Ju siguroj se në moralin tim, kjo gradë në një vend të NATO-s, aspirant për BE nuk mundet të ushtrohet me integritet të “denigruar” nga një shpifje e rëndë nga Kryetari dhe anëtarë të KSK, pasi gjykoj se përveç pasojave personale, ka edhe një konsekuencë “denigruese” për Institucionin e Presidentit dhe sistemin e sigurisë kombëtare. ” –  e mbyll statusin e tij me përzemërsi Piro Ahmetaj

Share: