Home I pakategorizuar Rrezohet nje helikopter rus, te vdekur 10 persona! Po hetohet ngjarja…

Rrezohet nje helikopter rus, te vdekur 10 persona! Po hetohet ngjarja…

Mediat bejne me dije se një helikopter rus që transportonte punëtorët drejt fushave të naftës është rrëzuar duke lënë të vrarë të paktën 10 persona nga 25 qe gjendeshin në bord, raporton tabloidi britanik “Mirror.”Â Helikopteri Mi-8 ishte nisur nga Igarka në regjionin e Krasnoyarskit në Siberi, ndërsa u rrëzua rreth një milje larg brigjeve të lumit Yenisey. Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se helikopteri po transportonte punetoret drejt fushës së largët të naftës dhe gazit Vankor, ku mund të shkohet vetëm nëpërmjet helikopterëve. Hetuesit janë duke u munduar të gjejnë shkaktarët e rrëzimit të helikopterit, që ishte pronë e kompanisë ajrore “Turukhan.”

Share: