Home HISTORIA IME Solidarizohem me Parisin dhe Bejrutin…

Solidarizohem me Parisin dhe Bejrutin…

0

Nga Artur Nura

Mbreme nga terrorizmi u godit rende dhe me 128 viktima te pafajshme Parisi. Goditja e kryeqytetit “de fakto” te Europes eshte goditje per gjithe kontinentin dhe reagimi do jete sigurisht gjitheperfshires. Sulmi besohet eshte me baze fetare sponsorizuar, organizuar nga Shteti Islamik i Irakut dhe Sirise. Atentatoret ndersa duke vrare, kane therritur Allahu Ekber ( Zoti eshte i madh) por , te gjithe besimtaret kristiane apo muslimane besojne se Ai eshte i Madh e i plote fuqishem! Ndersa kjo thirrje pronuncuar ne gjuhen arabe dhe nga terroriste islamike mban ngarkesa shume me te medha se kaq.

Te pakten sepse eshte shprehje politike dhe jo me thjesht fetare dhe diferenca keshtu i kalon kufijte gjuhesore duke projektuar ndarje te medha midis kulturave dhe kombeve. Aq te medha ne fakt, sa ne mos u reagofte ne kohe dhe si duhet njerezimi mund ta pagoje shtrenjte!!

Shume prej shoqerive do te besojne qe fittoi Huntingtoni fatkeqsish dhe pertej te gjithckaje, lufta ndermjet qyteterimeve do quhet e nisur… Nese do jesh i bardhe dhe i gjate ne Lindjen e Mesme do te mjaftoje per ta patur jeten ne rrezik. Te jesh ezmer ne Europe do te mjaftoje, shpejt, per tu quajtur armik, terrorist i mundshem! Organizimet modeste te ekstremit te djathte nuk do jene me te tilla por do te rriten me shume. Rasti i Frances eshte domethenes. Kriza e refugjateve ne Europe do e tejtkaloje dimensionin human e do behet politike.

Shkurt dhe modestisht besoj se duhet reaguar ne kohe dhe me pjekuri perendimore dhe te mos perdorim termin : jemi ne lufte. Akush nuk eshte  ne lufte. Per zhvillime te tilla te renda anti civile duhet gjetur nje terminologji me e pershtatshme perendimore. Nese themi lufte ajo shpallet dhe nese shpallet perfshin Kombe, shtete dhe jo thjesht nje grup qe duan ti vene flaken botes perendimore dhe koncepteve mbi te cilat eshte ndrrtuar ky civilizim.

Dua te kujtoj qe dy nete me pare edhe Beiruti kryeqyteti i Libanit ka patur disa sulme terroriste dhe me dhjetra te vrare nga kamikaze terroriste njesoj si te Parisit! Televizionet dhe agjencite e lajmeve e dhane pak ose aspak kete lajm tragjik si te Parisit! Vetem dy tre agjenci te botes arabe dhe Lindjes se Mesme e dhane lajmin mbi aksionet terroriste te Bejrutit! Ndersa mbreme, ndodhi masakra e Parisit po me te njejten menyre si ajo e para 2 neteve te Bejrutit, por beri xhiron e gjithe botes.

Besoj se arsyet e ketij zhvillimi jo te drejte mund te jene te ndryshme, por ajo qe duhet thene eshte se kjo padrejtesi etike dhe profesionale mund te paguhet edhe politikisht. Besoj se Politika perendimore nuk duhet ta lejoje te perseritet dhe te shkoje ne favor te terrorit qofte dhe islamik. Perendimi nuk eshte ne konflikt me Islamin, por thjesht me terrorin. Arsyeja dhe Paqja jane kunder thjeshtazi Dhunes terrorit te ashtuquajtur ‘Islamik’

Une personalisht solidarizohem me Parisin dhe Europen, por solidarizohem edhe me Bejrutin dhe te gjitha Kombet dhe shtetet qe kane shoqeri muslimane paqesore. I ftoj te gjithe te bejne te njejten gje kunder cdo lloj terrori dhe solidarizim me viktima te pafajshme. Ngushellime familjeve te gjithe viktimave ne Paris edhe Bejrut.

Ne fund modestisht gjykoj se Perendimi nuk duhet ‘te mbylle syte’ para asaj qe ndodh cdo dite ne Lindjen e Mesme se besoj se nje dite dhe jo larg, ate faren e luftes e terrorit do ta kemi cdo dite e me afer ne Europe sic edhe po ndodh!

Share:
Reklama juaj