Home KRYESORE Thane per penalizimin e shpifjes…

Thane per penalizimin e shpifjes…

Edi Rama: Eshte koha qe kjo shoqeri te përballet hapur me kulturen e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij per te shpifur!

Gresa Hasa: Edi Rama është kryeministri që shkon në Francë për t’u solidarizuar kundra dhunës ndaj lirisë së fjalës (Charlie Hebdo) dhe ndërkohë është qeveria Rama ajo që në mënyrë të fshehtë çon në parlament një ligj i cili i shërben vetëm censurës dhe ‘mbylljes së gojës’ gazetarëve dhe qytetarëve. Ky akt është krejtësisht ANTI-DEMOKRATIK!!! Qytetarët e këtij vendi dhe media DUHET ME PATJETËR TË REAGOJNË!!!

Agim Popoci: Nuk e di pse gjithe keto ankesa per rikthimin e SHPIFJES si Veper penale… A nuk mjafton qe nuk do ta shofim kryeministrin ne TV cdo dite…  Te enjten ne Parlament do t’ia falim se do te shpif duke thene: “Qeveria mendon…” Dhe si Vendimi ashtu edhe Shpifje Kolektive nuk ka…

Eva Allushi: O miq, e shoh qe eshte renduar shume gjuha ne komunikimin horizontal e vertikal. Mendimi leviz me shpejtesi ne nje fushe padurimi, perballe moskuptimit, mosdashjes apo shurdherise.
Nuk na duhet. Na duhet nje gjuhe e ngrohte, nje komunikim ku zoteron arsyeja dhe logjika e forte per te mberritur ne konkluzionin si duhet bere me mire. Nxitimin e kemi zakonin tone. Flasim te gjithe, shajme te gjithe, po nuk zgjidhim gje. Nese ndajme nje kuptim te gjere e te perbashket mbi fenomenet, hedhim bazat per te kerkuar ne emer te kesaj dakordesie me shume pergjegjesi. Ndryshe, harxhojme energji dhe behemi te padobishem.

Anxhela Cikopano: Ky ligji a neni i ri ku di une c’eshte qe shkon ne burg po u the VIP-ave qeverises “hajdute” me kujton nje barcolete: Komshiu i Hasonit kishte nje papagall ne bahce. Ne mengjes Hasoni u nis per pune, kur i thirri papagalli: “Hason!” ktheu koken Hasoni, kur ia priti papagalli: “Ta … t’om!” U nxeh Hasoni, po varja mo, papagall… Te nesermen ne mengjes, prape per pune Hasoni, papagalli: “Hason! Ta … t’om!” “Ore, te ther une, ere dreq, qepe! Te nesermen, prape Hasoni, prape papagalli: “Hason! Ta … t’om!” U nxeh keq Hasoni vajti mori saterin: “Me merr te ligat ti mua, nje cope zog!” Doli komshiu: “Mos amon, o Hasono, mos se zog eshte, te jap fjalen, nuk e bo mo!” “Po beri vaki prape te me shaje nga nona”, – tha Hasoni, “nuk e fal mo!” Te nesermen ne mengjes Hasoni u nis per pune. “Hason!’ – thirri papagalli. Kthen koken Hasoni gjithe nerva: “E di vete ti!” – i tha papagalli.

Ilir Kulla: Meqe nuk dekriminalizojme dot parlamentin, atehere zgjidhja eshte te kriminalizojme median…

Olsi Baze: Te dashur miq te mire gazetare, me te cilet kam qene neper ekrane dhe takuar shpesh gjate punes suaj ne terren. Keni kujdes se kein arritur ne destinacionin final….!

Po denoncuat skandalet e Liderit neokoreano verior ju pret goelagu, sic e pesuan armiqte e popullit te ABC News.

Standartet u plotesuan plotesisht, tashme konsideroheni veten ne Pyongyang… Agjitacioni dhe Prapaganda kunder pushtetit te partise welcome back !

#Editorial Reporter.Al
Projektligji i mbështetur nga kryeministri Edi Rama për të kriminalizuar shpifjen kundër zyrtarëve të lartë i kthen orën mbrapsht demokracisë së brishtë shqiptare.

Enida Bozheku: Nje pyetje kam, kush prej te shumteve qe po preken thellesisht nga “çensura e istitutit te shpifjes” me thote cfare eshte ajo me kushtetute, karte te te drejtave te njeriut?! Kush me thote nga miqte e djathte pse ne 2012 Qeveria Berisha e shfuqizoje shpifjen ne lidhje me Zyrtaret e larte dhe Presidentin e Republikes?! Apo harrova, ne kete kohe Presidenti ishte ne konflikt te hapur me Berishen, duhej ti binim me cte na mbante bagazhi kultutor/bordellor. Tani kjo prekja e kesaj shpifjes ku shumica po e konsideron mohim te fjales se lire, a e ka pyetur veten ku eshte limiti i fjales?! Apo boll te flasim se si, qysh, tek – nje gje do dali…

Lutfi Dervishi: Burg për ‘kriminalizimin e fjalës’! Po për atë që kriminalizoi Parlamentin?!

Juli Xhokagji: Te dashur miq! Jeni te lire te shpifni per mua c’tju doje kokrra e qejfit! Por mos guxoni ta beni per ndonje zyrtar te larte..3 vite burg! Jo per gje, po ne burgje flihet me turne, se nuk ka me vend! Ky eshte shtet..ben ligje per te mbrojtur moralisht te pamoralshmit!

Elvana Bilali: Kur në Francë ndodhi ngjarja e tmerrshme, u mbushën profilet e fb me: “Unë jam Charlie Hebdo” edhe pse dikush nuk e kishte idenë me çfarë po solidarizohej. Madje dhe “tri lapsat në xhep” u dukën ide gjeniale, për të mbrojtur ata gazetarë, që në fund të fundit “fyen” besimtarët e një feje ( drastikë këta të fundit). Pyetja ime është: Përse asnjë shqiptar, nuk solidarizohet me “fatin” që i pret gazetarët e vendit të tyre, nëse “investigojnë, hulumtojnë dhe shkruajnë” për korrupsionin e funksionarëve të zgjedhur, ku aferat e tyre kthehen kundër këtij populli. Përsa i përket “shpifjes”, ajo është krejt tjetër gjë dhe nuk u përket gazetarëve të ndershëm. Kaq kisha… Faleminderit

Share: