Home KRYESORE Nje famullitar gjerman ne Fushe-Arrëz!

Nje famullitar gjerman ne Fushe-Arrëz!

Nga Nikolin Miria

I ardhur nga Gjermania ne Fushe-Arrez , qe prej vitit 2008 , Frat Andreas Waltermann eshte nje emer shume popullor ne kete qytet. Sapo u emerua nga Imzot Lucjan Avgustini si Famullitari i qytetit verior te Fushe-Arrezit , Frat Andreas Waltermann u shqetesoi gjendja e banoreve , jo vetem ne kete qytet por edhe ne fshatrat per rreth tij .

Per keto zona te lena ne harrese nga shteti , Frat Andreas ka bere te pa munderen per to, duke ndertuar shtepi per familjet e varfera, restaurim banesash, por jo vetem, edhe infrastrukture rrugore, dhe ura automobilistike ne fshatrat Ku mungonte komunikimi rrugore sigurisht me ndihmen e Kishesh Katolike.

Puna e mrekullushme e Frat Andreas nuk eshte vetem ajo e ndihmave materiale , por edhe ajo shpirtërore, ne kujdesin e tij te vecante per te varfrit, te moshuarit dhe te semuret, ne menyre te vecante per personat me aftesi te kufizuara. Ai si besimtar dhe Famulltar ka mbjelle ne zemrat e njerezve dashurine e madhe per Zotin me kremtimim e Meshes se Shenjte ne cdo fshat te famullise se tij. Me perkushtimin e madh te tij ne drejtimim e Kishes Katolike ne Fushe-Arrez, Frat Andreas Waltermann ka fituar dashurine e besimtarve te tij, dhe po ben qe ne qytetin tone dhe ne fshaterat per rreth te rritet nje brez i ri me nje besim kishtar ne Zotin .

Share: