Home KRYESORE VEZË & VESE

VEZË & VESE

Nga Gezim Alpion

Unë nuk jam për atë që zyrtarët, sado dështak, të qëllohen me vezë.
Në rastin konkret, nuk duhet të merremi me vezët po me klloçkat e politikës dështake shqiptare që kanë masakruar arsimin e lartë duke u prerë shpresat për një të ardhme më të mire, dhe jo vetëm këtyre të rinjve që patën kurajo të bëhen të gjallë edhe pse jo me metodën e duhur.
Është sadiste që kasapët e arsimit rendin pas doktoratash nderi nga institucione arsimore të korruptuara në Shqipëri. Disa prej këtyre po psonisin për të tilla ‘flete nderi’ edhe në Evropën Lindore ku institucionet arsimore gjithashtu janë kapërthyer nga korrupsioni, megjithese jo i përmasave të Shqipërisë.
Për metodat e turpshme se si doktoratat e nderit nga palo universtetet shqiptare po përdoren për të ‘blerë’ kredibilitet, duke përlyer edhe fugura të respektuara të shkencës botërore, përfshirë ato britanike, do të komentoj një herë tjetër.
Dhe së fundi, zyrtarëve shqiptar duhet tju ndalohet botimi, përkthimi dhe promovimi i paçavureve të tyre në çdo formë për aq kohë sa janë në poste, pasi niveli krijues i tyre është thjesht mediokër.

Share: