Home KRYESORE Vizita nga Izraeli ne Akademine Elita Politike!

Vizita nga Izraeli ne Akademine Elita Politike!

Të ftuar special në Akademinë Profesionale Elita ditën e sotme ishin zv/ambasadori i Izraelit në Shqipëri z.Tsach Saar i cili tepër i ri ka arritur të realizoj karrierë shumë të suksesshme në fushën e diplomacisë por edhe me gjere.

Vizita e zv/ambasadorit tek Akademia Elita konsistoi në marrëdheniet dypalëshe Shqipëri-Izrael, duke shpjeguar situatën e bashkëpunimit si dhe forcimin e marrëdhenieve dypalëshe duke u bazuar tek rinia, ky bashkëpunim sjell përfitime të shumta për të dy vendet

.I ftuari tjetër i cili erdhi nga Izraeli enkas për Akademinë Elita, z.Dan Blater një i ri që ka arritur të krijojë një pasuri marramëndëse dhe tashmë zotëron disa biznese shumë të mëdha dhe drejtues i një organizate botërore tëper të rëndësishme.

Vizita e z. Dan Blater konsistoi në shkëmbimin e ekperiencës, z. Blater foli për arritjet e tij, dha këshilla sesi të realizojnë projekte të suksesshme, gjithashtu tregoi vështirësitë dhe pengesat e shumta dhe si studentët e akademisë mund t’i mënjanojnë.

Si themelues I “Te laviv startup University”, ftoi për bashkëpunim studentët e akademisë Elita të propozojnë ide të reja të cilat nëse përzgjidhen do të mbështeten financiarisht.

Në këtë aktivitet Drejtori Ekzekutiv i Akademisë i akordoj dhe titullin : “Akademik Nderi” – Zv. Ambasadorit të Izraelit Z.Tsach Saar

Share: