Home I pakategorizuar Akt terrorist ne Kaliforni…?

Akt terrorist ne Kaliforni…?

BBC raporton për 20 viktima derisa media të tjera flasin për 12 viktima. Asnjëra statistikë nuk është konfirmuar ende nga policia e Kalifornisë, shkruan BBC.

Raportet nga Kalifornia tregojnë se policia është në kërkim të tre personavë që dyshohet se janë autor të një sulmi, si pasojë e të cilit deri tani flitet për të paktën 20 viktima.

Fox 11 ka raportuar se policia e San Bernardinos po kërkon tre persona të cilët janë të veshur me veshje që u ngjajnë rrobave ushtarake. Sipas informatave të para që i transmetojnë mediat ndërkombëtare.

Edhe ekipet e “SWAT” janë thirrur për të intervenuar në vendin e ngjarjes, sipas Los Angeles News. Helikopterët kanë asistuar për evakuimin e viktimave.

Sulmi ndodhi në momentin  kur në Shtëpinë e Bardhë po jepej një konferncë shtypi. Sekretari i Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Josh Earnes, ka thënë se ai nuk kishte njohur për sulmin, derisa është pyetur gjatë konferencës nga gazetarët.

Share: