Home KRYESORE Akuzat ndaj Europes janë te pështira!

Akuzat ndaj Europes janë te pështira!

Nga Ndue Ukaj

Asnjë akuzë ndaj Europës. Ato janë të pështira. Së paku jo derisa nuk e kemi rregulluar oborrin tonë. Ndryshe, tregojmë sa qyqarë e sa të pasinqertë jemi. Europa është një ide. Është një parim shpirti. Është kulturë. Ajo që a ndanë Europën është politika, ndërksa ajo që e bashkon, është kultura. Mbi këtë parim, është ngjizë ideja e BE-së. Ndaj, etërit e saj, pohonin se BE- ja para se të jetë aleancë politike, ajo është aleancë kulturore. Ne s’ e kemi kuptuar këtë postulat. Ndaj, s’mund ta fajsojmë atë derisa kemi oborrin tonë kaq shumë të papastër.  Derisa e kemi humbur besimin në çdo gjë.  Marre nuk është për Europën. Për ne, po.

Share: