Home I pakategorizuar Bëhen publike kontrate te qeverise se Erdogan me shtetin islamik!

Bëhen publike kontrate te qeverise se Erdogan me shtetin islamik!

Sipas një grupi të rëndësishëm të luftëtarëve në Siri, përveç fotove te e marra nga lart ka edhe dëshmi domethënëse të dokumentuara të marrëveshjeve ndërmjet Turqisë dhe Shteti Islamik për kontrabandën e naftës: Komandanti i “Ushtrisë së Lirë Siriane”, Hosam El Avak pretendon të ketë dëshmi se Turqia blen naftë nga Kalifati dhe pretendon të ketë fotografi të kontratës së shit – blerjes.

“Ne jemi në posedim të fotografive të kontratave të naftës, lidhur ndërmjet Turqisë dhe ISIS, dhe gjithashtu kemi foto te një kontratë për blerjen e makinave ‘Toyota’ nënshkruar nga tregtari turk Ganem Katari. Këto makina janë importuar në Siri së bashku me automjete të blinduara të përdorura nga terroristët për të transportuar udhëheqësin e tyre ” – thotë Avak.

Raporti i Avak është shumë i detajuar dhe sipas tij, fraksionet islamike ekstremiste kanë marrë mbështetjen e Turqisë duke marre edhe armë ne kufirin Turko – Sirian konkretisht përmes malin te kripës Korosajah, pranë Bavabet el Salam. Avak pretendon se shërbimet sekrete turke kanë bere kontrata me fraksionet ekstremiste për te kaluar në Turqi pajisje te vjedhura nga fabrikat e qytetit sirian të Aleppo. Sipas tij aktore mbikëqyrëse dhe koordinuese ne këto aktivitete është organizata e Vëllazërisë Myslimane, e cila ka për qëllim të pengoje funksionimin e ushtrisë së lirë siriane dhe grupeve të tjera të moderuara. Avak shton se kreu i Shërbimit Sekret turk, Hakan Bajdan është përgjegjës për të gjitha kontratat, por presidenti turk  insiston që të sigurojë mbështetje shtesë nga ekstremistët islamikë në rajon.

bombardimet-ok-300x168Duket se këto janë edhe dokumentet për të cilat Moska ka akuzuar Erdogan dhe familjen e tij për përfitime nga tregtia e paligjshme. Ministria e Mbrojtjes ruse ka dërguar dhjetëra asistente ushtarakë të huaj dhe qindra gazetarë për të zbuluar dhe demostruar e faktuar imazhet e tyre satelitore te mijëra kamionëve autobote qe vinin nga depozitat në Siridhe Irak ne territore te shtetit islamik e rrugën e tyre deri ne portet detare dhe rafineritë turke. “Konsumatori kryesor i kësaj te nafte të vjedhur në Siri dhe Irak është Turqia – tha zëvendës ministri i Mbrojtjes Anatoli Antonov duke shtuar – dhe lidershipi më i lartë politik i vendit, përkatësisht presidenti Erdogan dhe familja e tij”.

Lideri turk vazhdon të mohojë këto akuza duke thene: “Askush nuk ka të drejtë të bëjë një shpifje e tillë ndaj Turqise e cila nuk i ka humbur vlerat e saj morale deri në ate pikë, sa te blejë naftë nga një organizatë terroriste. Kush i bën këto deklarata shpifëse është i detyruar për ti provuar ato dhe, në qoftë se ato certifikohen, unë nuk te qëndrojë me në karrigen presidenciale” – ka thëne Erdogan

Akuzat, megjithatë, janë duke u bërë më të pranueshme per opinionin ndersa zëvendësministri Antonov tha se militantët islamikë nxjerrin, e fitojnë dy miliardë dollarë në vit nga tregtia ilegale e naftës, dhe se sipas tij “kontrolli i aktiviteteve të tilla te jashtëligjshme mund t’i besohet vetëm njerëzve më të afërt te Presidenti Erdogan. Djali i Erdogan është kreu i një kompanie të naftës, dhe dhëndri i tij u emërua

Russian President Vladimir Putin (R) and Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan attend on a press conference after their meeting to discuss differences on Syria as UN Security Council prepared to vote on the conflict, in Moscow's Kremlin on July 18, 2012. Russia said today a decisive battle was in progress in Syria and rejected a Western-backed UN resolution on the crisis as it would mean taking sides with a revolutionary movement. AFP PHOTO/KIRILL KUDRYAVTSEV (Photo credit should read KIRILL KUDRYAVTSEV/AFP/GettyImages)
Russian President Vladimir Putin (R) and Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan.

ministër i energjisë. Çfarë biznesi i madh familjar! Dhe sigurisht, vetëm njerëzit më të afërt të presidentit mund të jenë përgjegjës për sigurimin e raporteve të tilla. Erdogan dhe Udhëheqësit turq nuk do japin dorëheqje edhe sikur fytyrat e tyre te ishin të pasqyruara ne nafte. Nderkohe një anëtar i parlamentit rus, Vasily Likachev, tha për agjencinë e lajmeve “Tass”, se Moska ka dëshmi të mjaftueshme mbi shitjet e naftës ne mënyre ilegale ndaj duhet të fillojë një procedim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sic po shkon situata duke u renduar, e vetmja shprese mbetet takimi i te merkuren e ardhshme ne Beograd, midis ministrave te jashtëm te OSBE-se, ku do te jene pjesemarres edhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologu turk Mevlüt ÇavuÅŸoÄŸlu. Ministri rus Lavrov ka deklaruar se do takohet me homologun e tij turk dhe se mbetet ne pritje te dëgjoje çka për te thëne pas gjithë këtyre fakteve.

 Burimet: Reuters, Panorama.it, Italianiinternmedia, italintermedia.globalist

Share: