Home KRYESORE Debati Mimi Kodheli – Paloka, Topalli, Berisha për dekorimet ne Kuvend…

Debati Mimi Kodheli – Paloka, Topalli, Berisha për dekorimet ne Kuvend…

Edi Paloka: Ti hiqen dekoratat atyre që dihet se kanë ngjyer duart e tyre në gjakun e qytetarëve të pafajshëm. Që tani të ngrihet një grup të përgatisë këtë rezolutë dhe rezoluta të miratohet sot, pavarësisht se ju do përmendini rregullore,  nga opozita ka vullnet dhe kryeministri juaj ka thënë se është gati ta kryejë këtë akt.

Mimi Kodheli: Jeni kujtuar vonë, kanë kaluar 25 vjet për të bërë këtë propozim i cili vjen si shkak i një ligji VKM, komisioni të ngritur mbi këtë ligj dhe VKM lidhur me këtë listë famëkeqe të veteranëve të kategorisë A. ne e kemi filluar punën për të dalë nga ky qorrsokak ku na keni futur. jo vetëm për tërheqjen e atyre medaljeve të dhënë padrejtësisht për shkak të vendimeve të marra 20 vjet ë parë por do ta vazhdojmë këtë gjë se nuk mund të kemi mbi kurriz një faj të një natyre që nuk na takon. këtë e bëjmë edhe përmes ndjesës. Ndjesë që duhet ta kishin kërkuar vite më parë

Jozefina Topalli nga vendi: Ore ca ndjese hiq dekoratën. ore kjo nuk di as ca është ndjesa.

Sali Berisha ndërhyn nga vendi: S’e ka bërë ajo e ka bërë Edi Rama

Mimi Kodheli: Ne e kemi filluyar punën

Ilir Meta: Hartojeni këtë projektrezolutë, ta paraqesni, kemi seancë ditën e hënë dhe kuvendi mund të shprehet

Sali Berisha: Të vijë këtë xhelati (kryeministri Rama) dhe të mos fshihet prapa të tjerëve se nuk dua të them fjalën.
Të vijë këtu?A erdhi, Të qëndrojë këtu të mos fshihet prapa Mimit por të dalë vet…

Share: