Home KRYESORE Te Ministria e Financave ka deficit dijesh…

Te Ministria e Financave ka deficit dijesh…

Nga Klodian Tomorri

Pas nje vonese te paprecedente Zyra e Shtypit ne Ministrine e Financave me ne fund shperndau per mediat te dhenat fiskale te nentorit, se bashku me komentin e saj shoqerues.

Por cfare thuhet ne komentin e shumepritur analitik? Pertej listes se gjate, por jo me te re, te justifikimeve se pse kane rene te ardhurat, ishte nje fjali ne lidhje me shpenzimet qe te binte me shume ne sy. Citoj tekstualisht:

“Zërin kryesor të mosrealizimit e mbajnë shpenzimet kapitale me -18%, ndërsa shpenzimet korrente janë realizuar në nivele shumë të kënaqshme mbi 94%”- Zyres e Shtypit ne MF.

Me fjale te thjeshta, Zyra e Shtypit ne Ministrine tone te Financave shprehet e kenaqur qe shpenzimet per personelin,( paga, dieta, lluks), ato per interesit e borxhit, dhe transfertat e tjera ne teresi kane ecuri shume te kenaqshme, ne nje kohe qe investimet publike, zeri i vetem produktiv i buxhetit,  jane ne gremine.

Une mund ta kuptoj deficitin ne te ardhura. Ndodh kudo. Por ka nje deficit tjeter, qe eshte i parekuperueshem dhe me pasoja katastrofike. Ky eshte Deficiti i Dijes.
————
Ne Hungari u perurua nje ure e madhe dhe moderne. Per ta nderuar nje investim kaq madhore, qeveria thirri nje skulptor, qe te bente nje skulpture ne krye te ures. Skulptura ishte nje ushtar me shpate ne brez. Por skulptori ishte shume merakli dhe rrinte gjithe kohen fshehur poshte ures te degjonte cmendonin njerezit per vepren e tij.

Cdo dite, ne ure, kalonte nje kepucar, i cili sa here qe shkonte prane skulptures bente nga nje kritike. Diten e pare kritika ishte per kepucen e ushtarit, qe sipas tij ishte bere me e madhe sec duhej.

Sapo e degjoi skulptori, gjithe naten punoi duke e zvogeluar kepucen. Diten tjeter kritika e kepucarit ishte per kemben, e cila nuk ishte realizuar sic duhej. Prape skulptori punoi gjithe naten ta rreegullonte.

Diten e 3-te kepucari doli pertej vetes, filloi te bente kritika edhe per shpaten. Por skulptori pasi ishte rraskapitur dy nete rresht, nuk duroi dot me. Doli nga ura dhe i tha: “Kepucar qendro tek kepuca, mos u merr me gjera qe jane me te medha se ty, te cilat nuk i merr vesh.”

Share: