Home KRYESORE DHIMBJA IME E MADHE

DHIMBJA IME E MADHE

0

Vasil Tabaku

Shqipëria ime
Shqipëria jonë
Lindur prej dhimbjes
Bërë prej dhimbjës
Nga dhimbja ngritur
Mbi dhimbjen tonë
të dhimbeshme..

Shqipëria ime
Shqipëria jonë…
Djepi
dhe varri im
prej ëndërre
Si nuk u bëre ?!
Si nuk u bë ky vend?
Si nuk u ngrite?!
Mbi tragjedite e ngurtësuara
Shëndrruar
në vargëmale vuajtjeje
E bukura ime
E trishtuara magjike
Me duar prej brenge
Me shpirt prej NËNE
Me zemër prej ATI
Me buzë prej vajze
Flokëthinjur
Zhuritur vrarë
Me psherëtima reshë
Dhe plagë tragjike…
Shqipëria ime
Shqipëria jonë
E shtrenjta ime
E dashura ime
E madherishmja ime
Besoji lotët
Mbi gishtat e mi
të plasaritur
Si degë të thata pemësh.
Jam yti…
I yti kam qënë
dhe do të jem yti
Edhe në vdekje..
Jam yti
Kam ende
një grusht zjarr
Kam ende
një grusht shpresë
Ende kam
Nje grusht dritë
Thellë në kraharor
Kam ende
një grusht guxim
Nje grusht forcë
Ende e kam
Kam ende
një grusht gëzim.
Kam ende
një grusht lumturi…
Kam ende frymë
Për të mbetur
ende gjallë
Dhe të të bëj TY
Të bëjmë këtë vend
Të bëjmë Shqipërinë…

Share:
Reklama juaj