Home KRYESORE Dritan Shano kryeministrit Rama, sikur te kopjoje programin e PD…

Dritan Shano kryeministrit Rama, sikur te kopjoje programin e PD…

Dritan Shano, ekspert i ekonomisë pranë partisë demokratike ne një status publik ne Facebook i shkruan kryeministrit Edi Rama duke ju referuar deklaratave te tij për opozitën. Shano nënvijëzon diferencat ne filozofi te te dyja krahëve dhe forcave respekt-ive politike sipas mendimit te tij. Ja statusi i plote:

“Zoti Kryeministër,
Sikur të ishe në gjendje të kopjoje programin e opozitës,
NE, opozita do ishim të lumtur sepse kështu do i kishim ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve. Atyre shqiptarëve që marrin arratinë përditë nga ky vend. Për shkak të programit tënd.
Shoku Kryeministër! E ke të pamundur të kopjosh programin e opozitës!
Sepse programi yt është programi i bazuar te FRIKA. Ne e bazojmë programin tonë tek LIRIA!
Sepse programi yt bazohet tek spiunlliku shtetëror. Ne e bazojmë atë tek deklarimi vullnetar.
Sepse programi yt bazohet tek, gjoba dhe burgu i shqiptarëve. Ne e kemi tek krijimi i mundesive per zhvillim për secilin prej tyre.
Sepse programi yt i frikës do një shtet të fortë, me çdo kusht. Programi yne i lirisë synon një individ dhe shoqëri të fortë!
Shoku Kryeministër, mos rri sipër avujve te gotës se rakisë!”

Share: