Home KRYESORE HABERET E MITROS, BILBILI I KAPEDANIT MBI ZOGUN E ZONJËS

HABERET E MITROS, BILBILI I KAPEDANIT MBI ZOGUN E ZONJËS

Nga Mitro Cela

Kam lindur në Përmet. Më saktë në fshatin Mbrezhdan. Fshati ka për “komshij” dy male: Trebeshinën dhe Golikun. Atje ku Vjosa ndan dy malet, është një rrip toke që quhet Fusha e Ftohtë.

-Fusha ishte në pronë të fshatit,- tregonte babai im.- Nuk prodhonte grurë a misër. Ishte livadh. Kullosnin lopët, dhëntë dhe gomerët e fshatit.
Në anën tjetër të lumit, në shpat të malit, janë Sarajet e Beut. Sot janë të shkretuara. Dikur: Bukuri dhe mister. Aty banonin stërgjyshët e Ali Bej Këlcyrës.

-Një ditë, Beu thirri kryeplakun e fshatit,- vazhdonte tregimin mamaja.- I tha: Hiqni lopët! Aty do të kullosin pela që e kam sjallë nga Stambolli për zonjën time!
Kryeplaku, që ishte njeri me një barë mënd tha: -Lepe! Po heqim lopët dhe po lëmë gomarët. Mbase, ndërhyn qoftlargu dhe ndonjë gomar i rracës sonë ia hipën Pelës së Zonjës dhe na del ndonjë mushkë e bukur si peri, sepse do të ketë trutë e gomarit tonë dhe bukurinë e Pelës së Zonjës!
Qehajai i beut, në shenjë respekti e “gostiti” kryeplakun me disa shkopinj thane bythëve.
Por fshati ynë kishte Zot! Kishte Kapedanin. Një ditë zbriti nga strofa ku jetonte. Në livadh kullosnin bagëtitë e Beut.

-Kape Pelën e Zonjës dhe bjere tek shalët e mija!

-Të puthça atje ku nuk e thotë goja, – mjaulliste qehajai. – Po nuk e çova pelën në saraje, më vret Beu!

-Po unë, pse e kam belxhikun?

…Dhe fap, ia vuri qytën mbi trurin e vogël! Qehajai u lag. Ashtu i qullur, mes erës së thartë, kapi pelën.
Hop kapërceu Kapedani dhe hipi mbi pelë. Ajo, sa nuk u këput në mes! Ishte mësuar të mbante zonjën që nuk peshonte më shumë se 45 okë. Kurse Kapedanit vetëm hallatet i peshonin 3 okë e gjysëm!

Kështu tregonte Marua e Ç., që thonë se ishte e pangopur për hallate të fisme. Veçse një ditë Marua, pasi përlau një përshesh me ponç, në avull e sipër, tregoi një sekret:

-Burrë ziu, bole vogli, koqe miu…Hallate po kishte Kapedani, që kur ma vuri një herë tek rrota e mullirit, një javë më humbi thumbi!…

-Po ç’është ky thumb, moj Maro korba, që mos të tretë dheu!…

-Qyqja! Thumbi i qejfit, de… dhe ha..ha… e ku…ku!

Pasi hipi, në kohën kur pela u drodh një herë rreth vetes, Kapedani përdrodhi mustaqet dhe tha:

-T’i bësh me shëndet Beut. Thuaj: Atje ku vendoste Zogun Zonja do të vërë Bilbilin Kapedani!…

Share: