Home KRYESORE Historia e cmendur e bunkereve ne Shqiperi!

Historia e cmendur e bunkereve ne Shqiperi!

Në fillim të shtatorit ishte Artan Shkreli që njoftonte arsyen e ndërtimit të bunkerit te ministria e brendshme: “Eshte hyrja per nje strehim antiatomik te luftes se ftohte. Aty poshte eshte nje strehim antiatomik me 60-70 zyra qe eshte mekat te rrije i varrosur e pa asnje funksion… qellimi dukej te ishte ne funksion te nje turizmi ideuar se fundi per shfrytezimit te disa investimeve marramendese dhe te cmendura realizuar gjate diktatures. Kjo qeveri mendon se mund te shfrytezohen per qellime turizmi dhe se mund te sjellin vizitore te huaj. Dmth mund te sjellin para…

“Te pakten keshtu mund te sherbeje per te kuptuar monstruozitetin e luftes, regjimit dhe ideologjive”, shkruante Shkreli në Facebook.

Në mes të shtatorit pati një protestë të ish-të përndjekurve, pas së cilës u njoftua se bunkeri-hyrje do hiqej, por me sa duket nuk u lëviz. Tre muaj më pas, në 8 dhjetor, një grup protestuesish me liderat e PD në krye luftuan me bunkerin për orë të tëra. Ndrrkohe duhet kujtuar qe kjo force politike ndersa ishte ne pushtet kishte inaguruar nje bunker tjeter te ngjashem tek Blloku i nomeklatures komuniste.

Nderkihe mund te thuhet se Shqipëria ka mbi 700 mijë bunkerë të tjerë. Si është historia e tyre? Në fillim të vitit 1971 u zhvillua në Tiranë Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së, ku u diskutua ideja e “fortifikimit të vendit”.

Projekti u mbështet fort nga kryeministri Mehmet Shehu dhe një grup specialistësh si Mero Backa, Alfred Moisiu, Josiv Zegali etj. Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme që nga vija Marzhino deri tek lufta në Vietnam. Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe armët kimike dhe bërthamore me fuqi deri në 20 kiloton.

Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1975 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976. Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas nisi bombardimi. Në Sarandë u hodhën mbi 1000 predha artilerie dhe më pas aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50 kg, 250 kg dhe deri në 500kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan. Më pas Byroja Politike vendosi atë që njihet si bunkerizimi i Shqipërisë.

bunkereFortifikimi masiv nisi në 1975 vazhdoi deri në vitin 1985, kur vdiq Enver Hoxha. Në një video që qarkullon online ku pasqyrohen sipas hartuesve “diktatorët më të çmendur”, për Enver Hoxhën thuhet:  “Ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milionë, për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm”.

Hoxha renditet i treti. Atij ia kalon vetëm Mobutu Sese Seko, ish- dikatori i Republikës Demokratike të Kongos dhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani që emëronte muajt e vitit sipas emrave të familjes së tij. Sikur ky mund dhe ato para te ishin investuar ne drejtim te ekonomise sigurisht sot vendi do kishte asete plus e ndoshta nuk do ishte mundesia qe partite politike te grindeshin per “mustaqet e Celos” ose bunkerin te ministria e brendshme.

Share: