Home I pakategorizuar Infarkti i shkodranes dhe “pitbullat” Qeverise!

Infarkti i shkodranes dhe “pitbullat” Qeverise!

Nga Kreshnik Osmani

Lexova jo pa dhimbje, lajmin e tmerrshem te zonjes nga Shkodra (me profesion infermiere) e cila është perzene nga jeta padrejtësisht me 2 Dhjetor, si pasoje e një infarkti kardiak. Nuk ka asnjë dyshim se jeta e zonjës dhe minutat e saj kishin mbaruar, ndaj edhe vdiq, por le te ndalemi pak tek shkaku, te cilin e përshkruajnë me shume dhimbje familjaret e saj.

Ata tregojnë se e ndjera bënte një jete shume te vështire dhe jetonte vetëm prej punës se saj. Papritur asaj i kishte mbërritur “fleta e varrimit”… Për te ruajtur vendin e punës i ishte dashur t’i paguante ryshfet eproreve te saj, jo pak por pese mije euro. Kishte gërmuar ne shtëpi dhe prej kursimeve qe e motra ia kishte nisur nga Amerika, kishte arritur te linte mënjane, pesëqind dollarë.

Goxillat e sistemit, korbat dhe hienat e tij nuk njohin me as dollarë as para. Duan vetëm euro, dhe jo pak, por për një vend pune pese mije te tilla. Nuk ka mundur te gjeje paratë dhe e ka gjetur veten te papune, te trishtuar, te braktisur, te poshtëruar, te stresuar, te trembur nga mjerimi dhe qeveria e tij; me shtrëngim ne gjoks, me pas infarkt dhe me pas ne qivur.

Ekzaktesisht ashtu, siç e kishte përshkruar një miku im dy dite me pare, ku me dy rreshta ne Facebook tregonte se fjala qeveri ne kujtesën e këtij populli dhe ne subkoshiencen e tij po barazohet me fjalën qivur… Nuk është Edi Rama jo. Sigurisht nuk është Kryetari i Qeverise ai qe ve gjoba. Jane zagaret e tij qe si perbindesha te uritur shkulin prej mishit te shqiptareve llokma mishi te kuq dhe grabisin prej xhepave te tyre para te mbledhura me gjak e me djerse.

Eshte një lukuni e mire-trajnuar “pitbullash” e “dobermanesh” te qeverise, ata qe shqyejnë shqiptaret prej gurmazit, prej shpatullave, prej brinjëve, prej kofshëve, prej mushkërive e melcise.  Ata lart nuk bejne gjë vete. Ata u caktojnë qenve poshtë, kuotat. Duam kaq e aq militante ne pune. Kemi kaq dashnore çakejsh te papuna qe duhen punësuar. Vendet t’i gjeni ku te doni. Duam rritjen e anetaresise se partisë. Duam para shumë. Sa here lëshohet kushtrimi nga lart për mobilizim, (sepse edhe sektet mafioze qe shtijne ne dore shpesh qeveritë, kane “periodat” e tyre) egërsirat lëshohen përmbi gjahun e tyre te pambrojtur, duke ulëritur ashtu siç ulërijnë ujqerit dhe macet e egra ne periodat e tyre te ndërzimit, ditëve te akullta te shkurtit.

Stili tashme është i qarte. Nuk e ndryshojmë dot Shqipërinë me shkop magjik. Fajin e kane injorantet me pantallona te lagura qe ishin para nesh. Jemi ne rrugën e duhur por ka ende shume per t’u bere dhe se te gjithe “pitbullat” dhe “dobermanet” ne qarkullim – sipas avokatit te tij- i dirigjon kryepitbulli i Shqipërise Ilir Meta. Atij dhe LSI-se u ka dale nami për hajdute dhe se ai nuk i le militantet e tij pa pune.

Tashmë qe Meta është bere elegant dhe është dobësuar, mund t’i veshësh çfare te duash dhe i shkon shume. E gjithë historia është qe ky te dale si te zinjtë e Luther King-ut , qe u ka shkuar e gjithë jeta duke iu bere padrejtësi. Luther-i kishte një enderr. Te barazonte te zinjtë e Amerikës me te bardhet e saj, ndërsa ëndrra e këtij është vetëm te shtoje për te “zinjtë” e tij pasurinë ndërsa për te bardhet e tjerë te Shqipërise, te shtoje varfëri, dite zie e mjerim.

Dikush mund te me thotë: “ti e ke votuar qeverinë”. Po, unë me votën time largova një qeveri, por nuk munda te sjell një tjetër qeveri tjeter sic e doja. Kete e imponon kodi i poshtër zgjedhor qe e kane bere ata me njeri-tjetrin. Mua dhe ty nuk na pyet njeri. Kete e kam bere, duke shpresuar per nje dite me te mire. E kam votuar kete qeveri pa e mbyllur hundën dhe Blushi doli vërtete i mençur, kur thotë se voton te vetët dhe buxhetin e tyre me hunde te mbyllura.

Unë qe votova me hunde te hapura, e kam sot erën e “fekaleve”, thelle ne mushkëri. Rahmet paste shpirti i shkodranes. U prehshin ne paqe dhimbjet e te gjithë shqiptareve. Qejflinj te mëdhenj ju shkodranet. Kënge, muzike, humor e harmoni. Ju e keni ba Shqipnin me qesh , kur tanë Shqipëria rrinte tu qa. Ju t’bakeni po aq dhimbshëm me qa, kur e gjithë Shqipëria po e pret një dite me qesh e s’po munet. Sikur ju thoni, po u them edhe un ktyne… boll maa!!

Share: