Home KRYESORE Ja cfare ka ndodhur midis Blushit dhe Rames sipas Fevziut!

Ja cfare ka ndodhur midis Blushit dhe Rames sipas Fevziut!

Blendi Fevziu ka bërë një shkrim për marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ben Blushit. Ishin miq! Pastaj u përplasën publikisht. Bashkëpunuan dhe u përplasën sërish! Histori e vështirë kjo mes Ben Blushit dhe Edi Ramës. Një histori që reflekton gjithë dilemat dhe pasigurinë e vetë Selisë Rozë. Raporti mes dy njerëzve më të rëndësishëm të Partisë Socialiste nis në fillim të viteve ’90 ”“ të sipas Blendi Fevziut këto raporte u tensionuan pas zgjedhjeve të 2013 dhe caktimit të Qeverisë, Qeveri ku Blushi nuk bënte pjesë.

“Por Opinion.al ka pasur informacione që raporti Blushi ”“ Rama ishte prishur më herët, që në Maj 2013 gjatë fushatës kur Blushi drejtonte qarkun e Elbasanit. Shkaku i prishjes nuk dihet, por dihet se që atëherë, kontaktet dhe marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë sporadike. Blushi ka qenë ndër kritikët kryesorë të qeverisë, me një kritikë të strukturuar. Herë herë ai ka marrë edhe përgjigje të tërthorta të Ramës. Por ky i fundit, i pyetur në Opinion për një koment më konkret është përgjigjur se ai nuk komenton, komentatorët. Tentativa për një bisedë mes tyre thuajse një vit më parë gjatë një darke në Pezë po ashtu dështoi. Blushi nuk u përfshi në zgjedhjet lokale dhe sot, mbetet zëri më i drejtëpërdrejtë dhe më kritik i Qeverisë brenda mazhorancës.” – shkruan Blendi Fevziu duke shtruar pyetjen me domethenese se a do mund të vijojë Blushi të qëndrojë në PS, apo do tentojë të krijojë një grupim të tijin politik?

Ne fakt te gjitha mediumet sot pyesin nëse do të presë ai me durim dështimin e Ramës për t’ju dhënë formë kritikave të vazhdueshme apo do tentojë ta shpejtojë këtë rrëzim duke u angazhuar edhe vetë politikisht? Vështirë t’ju japësh përgjigje gjithë këtyre pyetjeve, nga të cilat varet jo pak edhe suksesi i vetë PS në zgjedhjet e 2017. Ose së paku është vështirë t’i japësh një përgjigje, derisa njëri prej tyre të flasë më drejtpërdrejtë!

Ne te Revistes Perqasje.com besojmë se Ben Blushi nuk e ka një vullnet te tille për tu marre direkt me politike aktive dhe te qëndroje pranë militanteve socialiste dhe njerëzve te thjeshte. Atij nuk i pelqen kurresi te stresohet per te marre apo mbajtur pushtet politik, gare me Edi ramen apo Ilir Meten kush te marre me shume vota te socialisteve te thjeshte, apo njereze te tille pa parti.  Keta te fundit atij i interesojnë vetëm si lexues dhe pse jo, si blerës te librave te tij. Ai do jete aktiv ne politike deri atehere qe ajo per te do te jete sport socio-politik për marrëdhënie virtuale me publikun dhe nëse kalohet ky kufi, ai do zgjedhe te jete jashtë saj. Koha do ta vertetoje kush gabon dhe kush ka te drejte.

Share: