Home KRYESORE Ja pra, që Albini kishte të drejtë.

Ja pra, që Albini kishte të drejtë.

Nga Brzida Gjikondi

Tradhëtia përherë të lë në baltë, të damkos, ka buzëqeshjen cinike të Isës dhe sytë e fikur të Thaçit. Tradhëtia është haram për të zotin por është krim pa ndëshkim të mjaftueshëm për një Atdhe. Pasi tradhëtitë kombëtare janë të përjetshme. Të parikuperueshme.

Tradhëtari kur tradhëton vendin, patjetër që paraprakisht i bën të gjithë të zezat. Ai plaçkit, gjobit, përçan, burgos, ndaj tradhëton, pasi tradhëtia është supremja e të ligave është kurorëzimi i të poshtrës që të ha shpirtin. Është amnisitia që ti kujton se i bën të ligave të mëparshme. Pasi në përgjithësi i ligu tradhëton me ndëshkuesin e vet jo me ndërgjegjen e tij, në këtë rast popullin. Tradhëtia zbukurohet me lule, me justifikime sublime me paternizma por ndërkohë qelb erë, po erën e qelbur e ndjen kush e do këtë vend pa kushte, pa komplekse, e do deri në ashtë, dhe me shpresë, shumë shpresë. Burgosja e Albin Kurtit dhe atdhetarve të tjerë treguan shqeto se kapja, injoranca, fodullëku, nënshtrimi hilacak janë të verbër. Fshehja mbrapa justifikimit të gazit lotsjellës është i neveritshëm, pasi përballë një shteti të rrënuar nga plaçkitja e vetë shtetarëve, nga tentative edhe për ta shitur në shkëmbim të një imuniteti personal mafioz, gazi është thjesht një ulërimë në stepë, një ortek në borë, një fanar në stuhi, është një shenjë, një sinjal për gjëmën që pritet të ndodh.

Përgjigja e BE’së ndaj Thaçit dhe Mustafës ishte kapitullimi i tyre moral dhe politik, ish përdorimi i tyre i panevojshëm, përfaqësimi i tyre me duar në xhepa dhe intriga e inferioritet në shpirt përballë përfaqësisë sërbe vërtetoi se sa mëkatarë dhe kokë ulur janë ata përballë shqiptareve, historisë por dhe përballë forcave politike nga vijnë.

Të njëjtin rezultat dhe shuplakë morri edhe shteti shqiptar në Shqipëri nga BE, diferencimi pozitiv që ju bë Serbisë nuk është vetëm një lojë gjeopolitike kundrejt Rusisë por dhe një meritë personale e shtetit serb.

Klasa politike mbarë shqiptare është një klasë politike që frymon me makutëri dhe një orientim antishqiptar të frikshëm. Piruetat, vëllavrasja, plaçkitja, fasadat, flirtimet, prostituimi, demagogjitë e tyre jo vetëm i kafshojnë kohën jo vetëm çështjes sonë kombëtare por sjellin regres edhe në atë rrugëtim të nisur nga Sami Frashëri me shokë dikur.

Kësaj klase politike mbarë anti’shqiptare i intereson që misioni i nisur nga Sami Frashëri tek “Shqipëria çka qënë, çështë dhe çdo të jet딝 mos realizohet, dhe kjo kryekëput për arsye tinzare të administrimeve pjesore mafioze të territorit. Cdo ditë, çdo orë, çdo kohë që ne zvarritemi të shtrirë në territoret tona por të ndarë, është një hap drejt të ligës, drejt antikohës, antikombit, anti vetes dhe dinjitetit tonë karshi dynjasë.

Ata po përpiqen me çdo mënyrë të zbehin vullnetin e shqiptarve vizionarë dhe kurajozë për bashkimin jetik, pasi bashkimi për ta është shpërbërja e tyre imorale.
Bashkimi tashmë është imperative i kohës.

Shqipëria e shqiptarve

Share: