Home KRYESORE Karrikat bosh te gazetareve në Pallatet e pushtetit…

Karrikat bosh te gazetareve në Pallatet e pushtetit…

Nga Ilir Levonja

Kur lexova se një pjesë e mire emrash të dëgjuar në gazetarinë shqiptare, kishin refuzuar darken e Ramës, mendova se tek pritja e Metës shifra do të ishte dyfish. Por me sa po shoh tani, nuk është e tillë. Madje Iliri po flet plot qetësi dhe dashuri. Tekstualisht - “Gjithnjë ka vend për tu përmirësuar, ju uroj vit të mbarë, gëzuar në familjet tuaja dhe natyrisht të dominojnë lajmet me pozitive dhe shpresojmë të japim lajmin e çeljes së negociatave, që do ishte lajm i mire për të gjithë ne.”-tha ai.

Ah, ky lajmi i negociatave. Të njëjtat fjalë edhe kur ishte në qeveri me doktorin. Me siguri të njëjtat do thojë edhe në qeverinë e ardhshme me Bashën. (Atëherë kur të mos jetë më “qelbësirë”.) Ndërkohë po pres statutin e radhës. Jo nga frëngjia e LSI-së, por nga ajo e doktorit. Veç, kësaj here të vrasin veshët e shpirtit ato…, fjalët e Lutfiut. Atij gazetarit të qetë, që i tregoi mbrëmë Ramës. Listën me shumicë të kolegëve të pa paguar. Por mbase ky, konstatim, nuk është tregues informal.

Në Shqipëri nuk ka punë të pa paguar. Asesi. As mos e ço nëpër mend. Aq më tepër në një banket me disanjo prej kuponësh tatimorë. Me gabime drejtshkrimore që çuditërisht i kanë shpëtuar shpurës së ndjeshme të Kryeministrit. Sidomos kur dalin nga Presidenca. Një darkë e madhe dhe e vakët. E gabuar do thoshte Ismail Kadareja. E ftohtë si në sallonet e Moskës.

Megjithatë se si të vjen shkarasi, se si të vërtitet një vraje. Rroga për muaj të tërë pa paguar. Në sallë punëdhënësit pijne…, kushedi se çfarë vere… Pak ditë më parë kishin dhënë urdhër të bombardonin me tituj Presidentin. Për një mbrëmje gala. Për një banket si ky. Tituj të tillë…, ”Shpenzime të tepruara të Presidentit”.

I urti President i vendit tim. As në Vlore, bash në vend themelimin e shtetit amë. Aty ku ka sajuar Enveri një shtëpi pushimi. Rezidencë qeveritare i thonë. As aty nuk e pranuan. Kushedi as atij, nuk i kanë dhënë rrogën? Ka vajtur në bankë e ka tërhequr paradhënie. Ashtu siç tha ai, gazetari për kolegët.

Pak apel miqësor, për hatër të një bote të madhe me emra si ai Branko Merxhanit. Si i Petro Markos, Godellit, Zavalanit, Çikës, Pecit etj. Sot memoria e artë e Shqipërisë. Të gjithë ata në internime e dënime përfunduan. Por në atë ekonimi të brishtë, të asaj kohe. Me satrapër…, me pushtues, me kuislingë a ku di unë se çfarë.

Nuk bën asnjë ditë punë të pa paguar. Eshtë tragjike sot. Të dëgjosh këtë fakt. Aq më tepër përballë kamjes së një Kryeministri, apo Kryetari Kuvendi. Shqipërisë i ikin për vit me qindra. Nëse nuk u paguajnë. Ikni…, lërini pronarët të shkruajnë. I ndihmon edhe Kryeministri. Nuk është gjëm ikja. Pavarsisht këngëve të folklorit. Të ikur nuk do të mbushni xhepat me ato që shkruani. Të paktën do të bëni si u thotë shpirti. Gjëm është puna e pa paguar. Dhe gota e shampajnjës përballë shakave të kripura të Kryeministrit.

Share: