Home KRYESORE Kërkesa për dialog me opoziten, është kërkesë për të ruajtur pushtetin!

Kërkesa për dialog me opoziten, është kërkesë për të ruajtur pushtetin!

Nga Ismet Kryeziu

Dialogu, asnjëherë nuk ka alternativë. Por, ftesa e koalicionit qeveritar për dialog politik me opozitën, ka ardhur mbas vijës se kuqe që duhet ta kaloi një krizë politike.

Kur presidentja ka zhvilluar takimet me liderët e partive politike nga pozita e opozita, koalicioni qeverisës ende pa kaluar asnjë ditë, në ditën e nesërme, thirri seancën plenare. Kështu, minoi përpjekjet e Presidentes, për ti ulur të gjithë liderët në një tryezë dialogu. Koalicioni qeveritar ka sfiduar institucionin e Presidentes, dhe i ka ndërprerë nismën e Presidentes për dialog. Por, nuk ka arritur të ja ndaloi të drejtën për të parashtruar pyetjet drejtuar gjykatës kushtetuese.

Tani, në këtë kohë kjo ftesë e koalicionit qeveritar për dialog me opozitën, më shumë se ftesë, dëshmon se ka sfiduar rolin unifikues të Presidentes. Por, kjo ftesë për dialog tani vjen dhe si kërkesë e alternativave për ta mënjanuar situatat e reja politike, të cilat mundë të krijohen pas interpretimit nga Gjykata Kushtetuese.

Tani, kur po afrohet afati kohor për interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, më duket se kërkesa e koalicionit qeveritar për dialog, është kërkesë për ruajtjen e pushtetit. Sepse unë ende vazhdoi të besoi në gjykatën kushtetuese, besoi se Gjykata Kushtetuese ka mjaft argumente dhe interpretimet e saja në disa pika do ta nxjerrin marrëveshjen kundër kushtetuese.

Prandaj, ky koalicion qeveritar me krizën politike të krijuar, me interpretime potencialisht në favor të argumenteve të opozitës nga gjykata kushtetuese , atëherë asnjë dialog pos zgjedhjeve nuk e kthen legjitimitetin dhe situatën politike në piken zero.

Prandaj mendoi se kërkesa për dialog në këtë kohë, është kërkesë për të ruajtur pushtetin.

Share: