Home KRYESORE Klithma e Vrimës…, parë nga diferenca e virtytit midis burrit dhe gruas!

Klithma e Vrimës…, parë nga diferenca e virtytit midis burrit dhe gruas!

Nga Apostol Vaso, Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Trajtimit te Dhimbjes

Nisur nga debati mbi  vëllimin poetik “Vrima”, pa iu referuar poezive që ka ky libër, ( unë nuk e kam lexuar dhe as që besoj se do ta lexoj), vendosa të hedh disa mendime. Këto mendime nuk kanë të bëjnë, as me gjykime dhe as me paragjykime. Unë thjesht do të përpiqem të shpreh në këndvështrimin tim profesional, atë cfarë unë kuptoj dhe më pas mund të  interpretoj, mbi ndjesitë dhe reagimet që shkakton fjala, në rastin tonë fjala “Vrim딝.

Ne ndryshojmë nga gjitarët, të cilat janë kafshët më afër nesh, nga forma. Kjo është pasaporta e parë e cila na diferencon nga më të afërtit tanë. Sigurisht, kjo formë përcakton dhe perceptimet tona ndryshe nga kushërinjtë tanë më të afërt, e për rrjedhojë edhe  të sjelljeve tona të përcaktuara nga këto perceptime.

Pasaporta e dytë, më e rëndësishme është diferenca ndërmjet femrës dhe mashkullit. Këta diferencohen nga organet gjenitale. Sigurisht ndryshimi i formës ndërmjet mashkullit dhe femrës na jep mundësinë të kuptojmë që të dy individët janë njerëz, por që ndryshojnë në formë nga njeri- tjetri. Kjo diference në format e secilit prej sekseve, përcakton dhe ndryshimet në perceptimet tona. Femra mendon si femër, sepse ka formën e femrës dhe mashkulli mendon si mashkull, sepse ka formën e mashkullit. Forma përcakton ritmin për cdo individ dhe ky i fundit përcakton strukturën e reaksioneve jetësore, që janë  reaksionet e metabolizmit, të cilat përcaktohen nga hormonet.

martesaDiferenca thelbësore qëndron në faktin se meshkujt pëlqejnë femrat dhe femrat pëlqejnë meshkujt. Duke analizuar këtë diference te kënd shtrimeve, kuptojmë se të dyja gjinitë e shikojnë botën krejt ndryshe nga njëra- tjetra. Diferenca është në kahje të kundërta, duke përjashtuar devijimet. Kjo diferencë, sa më shumë t’i afrohet ekstremit të kahjeve te kundërta, aq më komplementar dhe harmonik behet raporti ndërmjet gjinive. Kjo do të thotë se, sa më femër të jetë femra dhe sa më mashkull të jetë mashkulli aq më i forte dhe më efikas është ky raport.

Për ta kuptuar këtë efikasitet te këtij raporti, na vjen në ndihmë përkufizimi universal i shprehur nga Homeri, i cili thotë ” Virtyti është cilësia e Aristokratit që shprehet me fuqinë trupore dhe guximin, të cilat i japin këtij të fundit atributet për të ekzekutuar të përkryerën dhe për të realizuar atë që mendon”. Ky përkufizim duket guri i themelit për të kuptuar dhe zgjidhur shumë të panjohura rreth menyrës së të menduarit, perceptuarit dhe sjelljes për të dyja sekset.

Pikësëpari duhet të sqarojmë dhe kuptojmë se cfarë është dhe cfarë shpreh në thelb fjala virtyt. Në thelb të virtytit qëndron prirja dhe aftësia e një njeriu të tejkalojë në, (mbi) dicka,  të kryejë një veprim të caktuar në mënyrën më të mirë. Kjo veti, në formën e saj ideale i takon “Aristokratit”, sepse “Ariston” do të thotë e përkryer dhe “Kratos” do të thotë situatë ose gjendje. Ky i fundit është njeriu në gjendjen ideale, i pandikuar nga ligjet e fizikës dhe të shoqërisë. Pra, ky është njeriu të cilin ne e mendojmë në të dyja gjinitë, si më të saktin dhe më të mirin, si në aspektin fizik ashtu dhe në atë shoqëror, i cili  nuk mund të jetë në realitet. Nga thënia e mësipërme rezulton se në  këtë gjendje më afër janë meshkujt, të cilët plotësojnë kushtin e fuqisë trupore. Fuqia trupore është kushti i vetëm që njeriu të guxoje më tepër dhe të ketë mundësinë të mbaje fjalën e dhënë. Nëpërmjet popullit tonë kjo shprehet,”Burri kur jep fjalën, therr djalën”… Pra, nga përkufizimi, virtyti është tipari kryesor i burrërisë.

Megjithëse femrat nuk mund ta therin pjellën e vet, kjo nuk do të thotë se femrat nuk kanë virtyte,. Duke qënë se ato kanë formë tjetër nga meshkujt, ato, sipas Homerit, kanë virtyte të tjera, sic janë , pjelloria e përkryer, e cila është aftësia për të lindur njeriun me karakteristikat afër aristokratit, gjithashtu është aftësia për të rritur të shëndetshëm fëmijët në familje, aftësia për t’i krijuar kushte të përshtatshme familjare burrit, pra për të përcjelle dashuri, përkujdesje dhe butësi. Pra, këto diferenca me kahje të ndryshme, sipas Homerit përcaktojnë harmoninë dhe suksesin në produktin përfundimtar, që është rritja e fëmijëve të shëndetshëm fizikisht dhe sa më të vlefshëm në  aspektin shoqëror. Duke qënë se femrat janë të përjashtuara nga mundësia për të kapur ose iu afruar situatës Ariston, sipas Homerit, ato zotin ose të mirën absolute e kapin nëpërmjet partnerit të tyre, i cili në marredhënien mes tyre është “Zoti i shtëpis딝 dhe ajo vete “E Zonja” për ta merituar  këtë Zot,  pra burrin e vet.

realiteti ne lupePra sic duket qartë, fuqia dhe guximi, janë kusht i domosdoshëm për t’i bërë ballë vështirësive natyrore dhe sfidave shoqërore, ndërsa butësia, përkujdesja dhe dashuria janë kushti i domosdoshëm për të mbajtur një familje të shëndoshe, të lidhur dhe në një ambient sa më komod dhe të përshtatshëm. Përballja me  e përshtatshme me kushtet natyrore dhe sfidat shoqërore, nxjerr në pah vetitë më të mira të burrave, të cilët janë kushti kryesor për të përcaktuar liderin. Lideri është në këtë kuptim, individi i cili ndikohet më pak nga sfidat natyrore dhe sociale,qe i japin atij atributin të zgjidhe më mirë dhe më përshtshëm në kohen e duhur, të gjitha sfidat në interes të komunitetit. Këto zgjidhje, mes burrave të kryesuar nga lideri ndikojnë dhe synojnë në radhë të pare, në rritjen e mirë dhe të shëndetshme të gjeneratës së re dhe për rrjedhoje ndikojnë drejtpërdrejt në virtytet e femrave.

Nese të gjithë këtë analizë për përkufizimin e Homerit  nuk e paragjykojme, unë, me kënaqësi dhe përulësi ju kërkoj, si lexues të më gjykoni dhe të analizoni konkluzionet e mia.

Ne analizën time të situatës aktuale, më rezulton se burrat e sotëm kanë shumë më pak shance për të realizuar kushtet e përkufizimit të gjeniut të Antikitetit. Më e rëndësishmja për mua është largimi i zonjave tona gjithmonë e më tepër, nga virtyti i tyre kryesor që është përkujdesja kundrejt fëmijeve tanë, si në aspektin kohor, që shprehet me largimin e nënave të fëmijëve tanë nga përkujdesja ndaj tyre. Ky largim, në më të mirën e rasteve është 9-10 orë cdo dite, në periudhën e tyre më të rëndësishme të  rritjes. Një tjetër dobësi ose disavanazh i yni si burra, për të kapur burrërine apo virtytin është nxjerrja e grave tona ( femres), ne betejat e konkurences, për karrere, pra për t’u realizuar si lider. Ky faktor e shton shumë disavantazhin tonë për të realizuar virtytin tonë ose burrerinë.

Së pari, sepse gratë tona nuk janë dizenjuar për të dhënë energji per ideale, ato sipas Nikolla Teses, janë përfitueset më të mëdha të energjisë në univers, qe perftohet nga gjenerata e re. Ndryshe nga ne, burrat, që kemi aftësinë e karrikimit të energjsë, sepse udhëhiqemi nga ideja qe femrat nuk mund të vetekarrikohen. Ato energjinë e marrin nga ne, nga veprat tona, për ta përcjelle me bujari dhe pa më të voglin hezitim, tek fëmijët tanë.

femrat ne klubDuke i vendosur në sfidat tona, ato harxhojnë energjinë në drejtime dhe prioritete të cilat nuk kanë asnjë lidhje me virtytin e tyre. Kështu që, ato do të fillojnë të ndihen të lodhura, të pamotivuara, të disorientuara, te irrituara, me duar të ftohta, me crregullime gjumi, me dhimbje koke, mesi, qafe, me ankth, frike dhe reaksione, të cilat janë të papërshtatshme për këndvështrimin dhe moralin tonë burrëror. Duke qenë se ne i matim të gjitha gjërat me fuqinë tone trupore, ne ngatërrohemi, qe bota e femrave është një botë krejt ndryshe nga e jona, por jo armiqësore, ajo është bota, e cila neve na mungon për të qene plotësisht ata që kërkojmë të jemi.

Prandaj, unë mendoj se kur femrat përdorin fjalët ose veprimet tona, të cilat ne i përdorim për ditë, dicka nuk shkon mirë me burrërinë tone. Këto ndjesi janë shprehja ose klithma se virtyti i tyre është devijuar.Me një fjalë, virtyti ynë që përcakton ritmin, diku calon….

Share: