Klyshi kurvit

Klyshi kurvit

0

Nga Edison Ypi

Nja dy ditë pasi zbriti në qytet takoi një “shok”.
I tha shokut,
-Jam çoban nga fshati. Dua të bëhem antar celule komuniste që të bëj atentate nëpër rrugica, të vras bejlerë dhe agallarë që po na pijnë gjakun.
-Bukur, po Pse ?
-Sepse mu faneps në ëndërr.
-Sa ëndërr të bukur paske parë mor shkërdhatë. Pa pronë, pa shkollë, pa shpirt, me fanepsje, ti qënke i lindur me porosi për vrasës rrugicash si i trakteve të kurvit.
-Kush është kurvi ?
-kurvi është kurvi, një bqim që s’bëri dot asnjë shkollë s’mori dot asnjë diplomë. Je bërllogu i duhur për të bërë krimet e nevojshme, vrasjet e shumpritura. Nis e vrit armiq e tradhëtarë. Sa më tepër të vrasësh, aq më mirë për Shqipërinë dhe revolucionin botëror proletar që do plasi pas pak.
-A do bëhem klysh kurvi ?
-Klysh kurvi ti je. Problemi është sa do vrasësh. Po vrave pak, do bëhesh klysh kurvi i zakonshëm, qen i zgjebosur. Po vrave shumë do bëhesh klysh kurvi i lavdishëm. Çmimin e lavdisë klyshkurviste do ta paguash më vonë, pas nja 30 vjetësh kur do pushkatohesh si tradhëtar me urdhërin e kurvit.
U vërtit aspiranti për klysh kurvi disa ditë nëpër qytet.
Nuk takoi asnjë armik, asnjë tradhëtar, asnjë bej apo aga gjakpirës që ta vriste. Kur papritur e ndali në rrugë një i panjohur.
-Jam një klysh kurvi, i tha i panjohuri. Klysh kurvi un klysh kurvi ti, klysh kurvi për klysh kurvi, duhet të më ndihmosh se më ka zënë një hall i madh. Kam një motër të bukur që po ma bën shoshë një italian. Dua ta vrasësh italianin që po ma ka shqyer motrën ma ka bërë si Shkumbini ku derdhet në det.
-Është detyra ime si klysh kurvi ta vras italianin që ja hallakat shalët motrës së bukur të një klyshi kurvi si Bërzeshta dhe Bushtrica. Pa merak.
Vajti e vrau që atë mbrëmje italianin, dhe iku në fshat për tu fshehur.
Pas ca ditësh zbriti prap në qytet. Tashmë vrasja i ishte bërë mikrob. Nisi të hedhë sytë rrotull për ndonjë armik që ta vriste. Sillu e sillu nëpër qytet, u takua përsëri me motërçirin klysh kurvi.
-Ta vrava italianin që ta bëri motrën si Laguna e Patokut, 甘ke që rri turivarur ?
-Po ma shkërdhen motrën e bukur një italian tjetër.
-Për kaq pak mërzitesh ? Do vete ta vras edhe atë që ta ka bërë fundbarkun e motrës si gjirin e Vlorës.
Iku e vrau edhe italianin tjetër.
S’kaloi as një muaj, motërshkërdhyeri i zuri përsëri rrugën. Këtë herë me lot në sy.
-Një tjetër italian po ma çapëlen motrën.
-O klysh kurvi, thuaje troç që motrën e ke kurvë. Ne klyshat e kurvit, si shokë ideali që jemi, duhet t’ja hapim hapim zemrën njëri-tjetrit kur na çihen motrat.
-Motrën nuk e kam vetëm kurvë, e kam dhe komuniste.
-Kurvë dhe komuniste është kombinacioni më i mrekullueshëm. Nuk ka kurvë të mos jetë komuniste. Nuk ka komuniste të mos jetë edhe kurvë. Ne klyshat e kurvit duhet t’i marrim për gra motrat kurva dhe komuniste të njëritjetrit për të ruajtur unitetin. Un po marr për grua motrën tënde që e kanë shaluar një batalion me italianë në Elbasan. Ti merr për grua motrën time që e kanë shkërdhyer një kompani me klysha kurvi në Gjinar. S’dimë mënyrë tjetër ne klyshat e kurvit për t’ja vënë kazmën Shqipërisë.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY