Home KRYESORE Kohë tjetër…

Kohë tjetër…

0

Nga Perparim Kabo

Pse kam ca pengje me një…
kohë tjetër
Shpesh shoh se jam puthur
me ty dikur
Kur ende nuk të njihja, nuk e dija
se ishe në këtë botë
Dua ta vjedh dhe kohën
pa ty…
ta bëj kohë me ty
Ta bekoj.kohë me puthjet
e tua
Nuk e di pse më dukesh se
më rrëmbeve një puthje
e unë si zog i egër shtyja
e mbetesha
në gjoksin tënd
Nuk e di sepse më duket,
se me ty
mësova të puth
e koha e dikurshme rishkruan
historinë
me ngjarje që ëndrrat mi
frymëzuan
Pse ndodh kështu që princin
e kaltër
e takojmë vonë
kur shumë gjysmadashurish
na kanë lënduar
e mbi kalin e pasionit të tij
shkojmë nga e shkuara
deri në pragun e fëmijërisë
Nisim e puthemi nga fillimi
për të njohur dashurinë
Më duket, apo dikur nën shi
ma rëmbeve një
puthje naive
e unë e kuptova ç’ishte
dashuria…

12/12/2015 PK

Share: