Home KRYESORE Krenare per burrin kamikaz te Parisit!

Krenare per burrin kamikaz te Parisit!

Gazeta franceze “Le Parisien” ka publikuar një letër që bashkëshortja e njërit prej kamikazëve që shpërtheu në teatrin Bataclan në Paris i ka dërguar një të njohuri të saj në Francë. Tashme letra në fjalë ka rënë në duart e hetuesve francezë dhe aty vajza thote:

“Jam shumë krenare për bashkëshortin tim, aq sa të mburrem me meritat e tij” – ka thënë bashkëshortja e Samy Amimour 18-­vjeçare e cila shkruan se ishte në dijeni të sulmeve që kishte planifikuar bashkëshorti i saj në Paris.

“E kam inkurajuar burrin tim që të nisej dhe të terrorizonte popullin francez. E kam zili. Do doja shumë të kisha shpërthyer edhe unë bashkë me të.”Â­ shkruan ajo duke vazhduar : -“Jeta nuk është paqe, paqe, dashuri, puthje. ti na vret, ne të vrasim, ti na lufton ne të luftojmë. deri kur do të vijoni të ofendoni islamin dhe myslimanët, do të mbeteni objektiv i sulmeve. Ju në Francë jetoni mirë, këtu dërgoni avionët dhe njerëzit vdesin është e padrejtë. Shumë shpejt, inshallah, Franca dhe i gjithë koalicioni do ta marrë vesh çfarë është lufta në shtëpinë e tyre. Ju na vrisni, ne ju vrasim, ekuacioni është i thjeshtë.”Â­ shkruan bashkëshortja e kamikazit.

Kamikazi Samy Amimour u varros në fshehtësi, mbrëmjen e krishtlindjes në varrezat e La Courneuve, verilindje të Parisit, por kjo lufte e re per Perendimin nuk fitohet me arme, por me dialog dhe humanizem. E keqja nuk eshte te armet e ketyre njerezve por te mendjet e tyre dhe pse jo te varferia e tyre.

Share: