Home KRYESORE Lulzim Basha drejt pushtetit me “KOP”-in e tij të të rinjve…?

Lulzim Basha drejt pushtetit me “KOP”-in e tij të të rinjve…?

Nga Artur Nura

Duket se politikani Lulzim Basha ka gjetur menyren me te mire te mundshme te forcoje figurën e tij politike, autoritetin e tij ne partine demokratike dhe me gjasa tia dale kësaj sfide politike me sukses. Vecanerisht tia dale mosbesimit te opinionit publik ndaj tij, nëse do mund tia dale te dominoje rolin e liderit historik te partisë, ose thëne me thjeshte Sali Berisha i cili dominon partine demokratike dhe politiken prej me shume se dy vitesh çdo te enjte nga salla e parlamentit.

Lulzim Basha deri ne zgjedhjet politike te ardhme nuk ka mundësi te jete ne parlament dhe ky duket se është një handicap i performimit politik te tij. Por, nga sot e mbrapa Lulzim Basha do ketë parlamentin rinor te protestave tek i cili dhe nga i cili, beson se do te ndërtoje “KOP”-in e tij per te ardhur ne pushtet.  Kjo gjë do ti jape mundësi Bashes te tejkaloje hijen qe e mbulonte çdo te enjte nga mentori i tij politik Sali Berisha sa here, i cili është  “de facto” dhe i pakundërshtueshëm si kryetar i opozitës.

Sot kryetari i ri i forumit, Belind Këlliçi përdori ne proteste një fjali emblematike të kryeministrit Rama për t’i treguar vendosmërinë e të rinjve demokratë. - “Nuk ke parë asgjë akoma nga forumi rinor. Të jesh i bindur se ne do të jemi këtu përballë teje, ti në zhaguarët e tu, ne në sheshe me protesta derisa të të rrëzojm딝, deklaroi Këlliçi ndërsa me dhjetëra të rinj zotëruan podiumin e protestës dhe mes tyre ra në sy bashkimi i garuesve për kreun e Forumit Rinor dhe kombinimi me ish-drejtuesit e forumit dhe deputetëve të rinj demokratë.

Protesta e të rinjve demokratë ishte e fundit për këtë vit, por duket se  pauza nuk do të zgjasë shumë sepse të hënën e parë të janarit, Lulzim Basha, që iu bashkua protestuesve rreth mesditës, paralajmëroi nisjen e një aksioni të ri opozitar me fokus tek antikorrupsioni. Kështu Lulzim Basha sot tregoi se po forcohet jo vetëm si lider i partisë se tij, por edhe si politikan largpamës dhe me strategji, si një model per te gjithe ata qe kishte sot rreth vetes ndersa artikullonte politikisht ne ate proteste jashtë parlamentit.

“Se me ligj e me frymën e ligjit, në institucione dhe jashtë institucioneve do t’i bëhemi barrierë korrupsionit dhe të korruptuarve. A jemi gati t’i bëhemi barrikadë e pakalueshme korrupsionit në zyrat e kryeministrit e ministrave, apo kudo që ndodhet? A jemi gati ta kthejmë në ferr të vërtetë çdo orë e çdo ditë të çdo të korruptuari në Republikën e Shqipërisë?”, tha Basha ne fjalën e tij ne protestën dominuar nga rinjtë opozitare.

Kreu i opozitës u pësëriti të rinjve premtimin për të anuluar ligjin e arsimit të lartë menjëherë sapo t’i besohet qeverisja e vendit dhe, përdori një fjalor të padëgjuar më parë, kur foli për aktet që opozita do të ndërmarrë kundër qeveritarëve të korruptuar. Lulzim Basha duke përdorur vetëm fjalët e tij qe pasqyrojnë qartazi një strategji po te tij dhe pa patur ne krahë Sali Berishen , duket se ka filluar te besoje se mund te beje per vete edhe Lëvizjen per Universitetin e cila ne fakt ne ideologjinë e saj është larg pozicionimit te partisë se Bashesh.

Por duket politikani Basha mendon racionalisht se per ata qe nuk janë ne embrionin organizues te kësaj Lëvizje, pra shumicen e tyre, me siguri qe do mbështeste ate organizim politik te gatshëm sic eshte PD e drejtuar edhe “de facto” prej tij, nëse do u ofroje një mundësi me shume ne arsim dhe sigurisht nëse do i konsideroje si bashkëbisedues.

Duke pra se politikani Lulzim Basha kështu po kërkon mbështetje ne tre drejtime themelore. Tek faktori ndërkombëtar qe prej kohesh e ka pranuar, por nuk ka patur lulzim basha ne proteste1besimin e duhur tek ai; tek partia e tij per ta dominuar ate me te rinjtë te cilet po perfaqesojne instrumentet drejtuese te kësaj partie qe vazhdon te jete akoma e Sali Berishesh dhe zgjedhësve jashtë partive duke filluar me studentet pa parti, por me shume kërkesa… Nese do tia dale? Përgjigje nuk ka te gatshme, por një gjë duket qarte: Lulzim Basha po performon si politikan profesionist tashme. Ai me “KOP”-in e tij mund tia dale njësoj si mentori i tij politik qe u kthye ne pushtet me moralin e te rinjve qe erdhën ne parti nga jashtë politikes….

Share: