Home KRYESORE Memoria historike e PD është dëmtuar deri ne inekzistence!

Memoria historike e PD është dëmtuar deri ne inekzistence!

Zenel Hoxha , president i Dhomës Britanike te Tregtisë duke publikuar foton ne krah, sjell ne vëmendje te publikut sa shume janë kontribuuesit e lëvizjes se studenteve ne dhjetor te vitit 1990 dhe sa shume prej tyre kane humbur nga jeta publike dhe vecanerisht ajo politike ne mënyre te pashpjegueshme! Nuk mund te rrish pa theksuar se ajo Lëvizje qe sot quhet e Studenteve te Dhjetorit dhe qe dikush e konsideron thjeshte veterane, solli pluralizmin dhe demokracinë ne Shqipëri. Ne fakt, ne besojmë se si Zenel Hoxha, janë shume ata qe nuk ndihen te realizuar politikisht sot ne Shqipëri, dhe qe flasin ne mënyre te ndryshme dhe qe me siguri do te ndihen sikur ti kenë shkruar ata këto radhe reflektimi te te nderuarit Hoxha te cilat ne po i publikojmë pa ndërhyrje:

“Te nderuar miq, kjo ndoshta është e vetmja foto qe ka shpëtuar pa u retushuar ne këto 25 vjet qe nga dita kur u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo foto është dëshmia autentike qe provon edhe vizualisht kontributin tim si mbështetës i sinqerte, korrekt ndaj Lëvizjes Heroike te Studenteve te Universitetit te Tiranes. Ishin studentet ata qe me zgjodhën si anëtar te Komisionit Nismëtar te Partisë Demokratike, ishte votimi më unanim prej tyre, kjo për faktin se ne tre ditët e para 9-12 Dhjetor isha me ata, ne mes tyre ne balle me ta tek përballja me diktaturën te Liceu Artistik “J.Misja”.

Isha ne burg se bashku me ta, isha ne përballjen fizike me policet kur tërhiqnin zvarre heroinën e vërtete Mimoza Zhamo, isha ne qeli me ta kur studentet edhe pse te plagosur i mbajtën te izoluar, isha me ta kur ne pasditen e datës 10 Dhjetor u abondonuan nga ata qe morën “lugen ne brez” me vone, isha me ta ne qendresen e madhe te 11 Dhjetorit ne Qytetin Studenti, kur po debatohej me Kryetarin e shtetit te asaj kohe nga pararoja e studenteve.

Qëndrova me ta pas organizimit te PD, ngritëm Tiranen ne këmbe te organizuar tashme si anëtare te PD, 212 seksione ne 10 dite, se bashku me Edmond Trako, Rexhep Aliaj, Sokrat Nesturi, Shaban Memia, Rexhep Uka, Arben Meçe,Bashkim Sala, Sotir Qirjaqi, Agron Çika, Lili Dhamo,Gjon Leka, Çezar Kongoli, Merita Shkupi, Skender Shkupi, Agron Bezhani, Frederik Bozo, Nesti Kola, Ilmi Omeri, Vladimir Xhillari, Zana Shehu, Vladimir Shahini etj.

Partia Demokratike nuk shpejtoi dot nga infeksioni i te kaluarës komuniste, sot te 338 firmetaret – shumica studente, janë harruar, mbi 760 grevistet e urisë janë harruar, me qindra mbështetës te ditëve te para janë inekzistente, pra memoria historike e PD është dëmtuar deri ne inekzistence. Pra themelet janë shkulur, historia është rishkruar nga “fitimtaret” e për pasoje nuk ka ekzistuar një vijimësi e programit themeltar te PD, = kjo me tranzicionin e stërzgjatur 25 vjeçar dhe nuk dihet se sa do te zgjas….”

Share: