Mes dy poetësh

Mes dy poetësh

1

Nga Perparim Kabo

Fundvit sa i bardhë
më erdhe…
Mes dy poetësh
peng mbrëmë mbeta
Njëri është “Udha”, ajo
e gjëra me kalldrëm
Tjetri rrëfenja për të gjallë
e për të vdekur…flet
Tek shtrëngova trupin tënd
Xhevaire preka
Mu bë se qafosa atdheun
mu shfaq Dangëllia
një iso bilbilash dëgjova
Ca vargje pa fonema
lëshove si ajrin e bekuar
Poet
deteve të shpirtit mbeta
dehur me atdhe…!
Kur krahun ndera mbi ty
si një lastar që gjallonte
Jehonat më bënin, jemi
Ilirian
E në valle pash të vdekurit…
Të gjallët ja kishin marrë
vajit…për thinjat e
Atdheut…
Mes dy poetëve mbeta,
atdheu i pamortshëm
mu dha
kabo dhe zhupaEdhe një varg këputur nga
shpirti juaj, oh Poetë
si një tokë e begatë
më vjen
shkumon si një baladë
e tretet në eter…
Mes dy poetësh mbeta
Njëri ishte Udha e Tjetri
Ilirian…!!!
Kushtuar takimit me poetët Xhevair Spahiu dhe Ilirian Zhupa…
PK-7 dhjetor 2015

Share:
Reklama juaj

1 COMMENT

LEAVE A REPLY