Home KRYESORE Milaim Zeka reagon ndaj shkrimit të Anton Berishës!

Milaim Zeka reagon ndaj shkrimit të Anton Berishës!

Anton Berisha, ish njeriu Nr. një për shumë afera korruptive që lidhen me telekomunikacionin e Kosovës, ish -ambasador në Slloveni, njeri që i ka ndërruar kahjet politike, bash sikur gjethet e dardhave që lëvizin në drejtimin e erës, paska bërë sot një postim, duke iu drejtuar Shkurte Fejzës, Mahmut Feratit, Shyhrete Behlulit, Nazife Bunjakut e Shqipe Kastratit, duke u thënë se gjoja “dëshmorëve të cilëve u kanë kënduar këta këngëtarë janë duke u zhvlerësuar me arritjet e marrëveshjeve me Serbin딝.

Nuk ka njeri që ecë në dy këmbë, që mundet me i zhvlerësua dëshmorët dhe viktimat e kombit. Të gjithë ata së bashku na kanë dhënë dhuratë këtë liri fizike që e kemi pas 2000 viteve. Ata na kanë dhuruar edhe lëvizjen e lirë që e kemi deri në Tiranë e Durrës.

Dëshmorët dhe viktimat e luftës i ka zhvlerësuar çifti yt që ke qenë pjese e marrëveshjeve për hyrjen e operatorëve telefonikë në Kosovë. Çifti yt që ka bërë marrëveshje të dëmshme ekonomike në kurrizin e qytetarëve të Kosovës, e duke favorizuar sllovenët.

Çifti yt që u ka shërbyer si ambasador qeverive të kaluara, duke i gënjyer ndërkombëtarët që jemi shtet, ndërkohë që ti dhe shumë të tjerë e keni ditur se Kosovës i mungon pikërisht shtet-bërja.

Kosova nuk dëmtohet nga asnjë marrëveshje me Serbinë, sikurse vërtetë të ishim shtet. Kosova dëmtohet nga çdo kush që ka punuar që 15 vite për ta shndërruar Kosovën në një vend mafioz, ku një grup politikanësh të pozitës dhe opozitës janë edhe gjykatës edhe prokurorë edhe gazetarë edhe pronarë te medieve edhe biznesmenë edhe ekzekutorë edhe bosa të lojërave të fatit edhe uzurpatorë të çdo gjëje në Kosovë.

Këta këngëtare bashkë me mu kanë bërë vetëm një gabim shumë të madh, po shumë të falshëm: Që kemi hy nëpër ato vende e manifestime ku kanë marrë pjesë matrapazë, të cilët kanë shfrytëzuar kredinë e fituar në luftë.

Ne kemi bërë këtë gabim, sepse kemi besuar në ata deshmorë, në ato viktima dhe kurrë nuk kemi besuar që kjo klasë politike bashkë me ty e bëni Kosovën bash si suxhukun e postermave, që kush qohet i pari e kafshon në maje.

Mu nuk më intereson se cilës parti ti i takon, se kjo s’ka rëndësi. Ama të lutem ty edhe shumë të tjerëve: Leni dëshmorët të qetë! Leni edhe artistët të qetë! Ju që asnjë sallë për koncerte nuk ua keni bërë.

Rroftë diaspora që i thërret nëpër koncerte, se për juve jo vetëm për ty keta artiste i kishe pa duke lyp pare mu përpara hotel Grandit në Prishtinë…

Share: