Home KRYESORE Myslimanët ruajnë kishën gjatë meshës ne France!

Myslimanët ruajnë kishën gjatë meshës ne France!

Mediat franceze bejne me dije se besimtarë myslimanë në Francë kanë bërë roje në mënyrë simbolike para kishave ku është mbajtur mbrëmë Mesha e Krishtlindjes. Ky veprim ka bërë përshtypje shumë të mira në mesin e frekuentuesve të meshave, sipas gazetave franceze. – “Ne jetojmë së bashku, ne jemi vëllezër” kane deklaruar këta muslimane duke shtuar se “ne po qëndrojmë të gjithë në të njëjtën barkë. Nëse do të ketë sulme, atëherë të na vrasin të gjithë ne”. Ne Francën e cila ende është në gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga terrorizmi islamik, aksione si ky kanë një peshë dhe rëndësi të veçantë.

Share: