Home KRYESORE NOSTALGJI PËR LASGUSHIN…

NOSTALGJI PËR LASGUSHIN…

0

Nga Mitro Cela

Tre ditë më parë ishim në Pogradec. Festa e Verës prej Buti. Pasi piva ca gota, shkova të “çmallem” me Lasgushin dhe Mitrush Kutelin. Të dy në bronx. Njeri, ndoshta poeti lirik më i madh i Ballkanit. Tjetri, nga novelistit që i lindin një kombi, një herë në 100 vjet. Kam shkruar për secilin nga një esse. Po e nis me Lasgushin.

Në vitin 1987 punoja në gazetën “Bashkimi”. Teodor Keko punonte në gazetën “Drita”. Të dy me shërbim në Pogradec. Secili për hesap të vet. Në mbrëmje, zumë një tavolinë në lulishten e hotel turizmit të vjetër. Me një gotë birrë përpara, në gjysëm errësirë, shijonim melodinë e dallgëve të liqenit…

Para nesh u shfaq një burrë i vjetër. Me një shkop në dorë. Nëpër këmbë i vërdallisej një kone…Kur u afrua tek tavolina, u dëgjua një zile…Plaku futi dorën në xhep. Nxorri një sahat tavoline. Pa orën duke thënë: “ Pusho, moj e flamosur?!”

”Çësht mo kjo fantazmë,- pëshpëriti Dori,- duke zgurdulluar sytë…Pastaj thirri: O Zot! Na mbiu fati mbi tavolinë! Ky është Lasgushi?!…”

I bëmë vend në tavolinë. Na pa vëngër. Nuk na njohu. Nuk na kishte dëgjuar…Lëshoi vetëm një psherëtimë:

“Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vrarë me bukë në gojë!…Më sjellin vërdallë…Nuk ma marrin vajzën në punë…E kam mësuese në Tiranë, dhe më duhet ta kem në Pogradec”…

U ngrit duke mërmëritur…I zgjatëm dorën. Na mbeti kobure!

Lasgushi u largua. Pa na dhënë dorën. Pa na përshëndetur…E përpiu errësira, nën melodinë e valëve të liqenit…”Si fantazmë erdhi, si fantazmë u largua, – tha Dori, duke hapur bllokun e shënimeve”…(Vite më vonë, më tregoi disa vargje të shkruara në atë natë.)

-Të të them një perlë,- më thotë Dori.- Ma ka treguar Ismail Kadare. Në vitin 1946 ministër i Arsimit ishte Sejfulla Malshova. Edhe ky poet. Edhe ky i ditur e me shumë gjuhë si Lasgushi. Ministri i Arsimit, diku kishte bërë humor me poetin nga Pogradeci. Lasgushi e mori për tallje. Vjen në Tiranë. Kërkon Sejfullanë dhe fton…në duel! Si në mesjetë! Si kalorësit…Vetëm një poet i madhërishëm, që jeton me kokën mbi re, mund të bëjë proçka të tilla në socializëm?!
Këtë “bëmë” Ismail Kadareja e ka botuar edhe në essenë për Migjenin…

Share:
Reklama juaj