Home KRYESORE Per ndeshjet përfitojnë edhe shqiptaret e Kosovës dhe vendeve te tjera europaine.

Per ndeshjet përfitojnë edhe shqiptaret e Kosovës dhe vendeve te tjera europaine.

Një lehtësim për shumë kosovarë, sidomos ata me banim në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Francë dhe vende tjera Evropiane të cilët dëshirojnë të blejnë biletat për ndeshjet e Shqipërisë në Euro 2016 në Francë, meqenëse të hënën fillon ka nisur regjistrimi i kërkesave për blerjen e biletave për këtë kampionat. Kushti i mëparshëm se biletat për pjesën që i takon tifozëve të Shqipërisë mund t’i blejnë vetëm ata të cilët kanë shtetësi apo vendbanim të këtij shteti, është ndryshuar duke ia shtuar këtë të drejtë edhe atyre që kanë shtetësi apo vendbanim në Kosovë. Duket se Federata Shqiptare e Futbollit ka respektuar faktin qe ne skuader ka shume lojtare nga Kosova, me banim ose jo ne shtetin me te ri europian te Kosovës, ka luajtur rol te rendësishem ne këtë drejtim.

Share: