Home KRYESORE Perplasje ushtarake Turqi – Rusi…?

Perplasje ushtarake Turqi – Rusi…?

Mediat bejne me dije se Rusia ka stacionuar një numër të madh helikopterësh luftarakë dhe transporti, në një bazë të saj në Armeni, të ndodhur shumë pranë kufirit me Turqinë. Lëvizja e Moskës vjen në mesin e një përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve mes dy vendeve si pasoje e rrëzimit të avionit rus nga “F16”-tat turq. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se, dërgimi i helikopterëve kishte për qëllim forcimin e bazës ushtarake të Erebunit, ku deri më tani janë dislokuar 7 helikopterë “MI-24” dhe “MI-8”, e para fundit të viti pritet të mbërrijnë edhe të tjerë, raportojne Mediat. Kjo ndodh ndersa Turqia pret takimin e thirrur prej saj te NATO-s. Nje perplasje midis ketyre superfuqive ushtarake mund te ndeze nje konflikt me te gjere ushtarak. Turqia eshte anetare e NATO dhe kur sulmohet njeri prej anetareve NATO parimisht reagon ne grup. Politika euroatlantike duket se po vihet ne proven e saj me te veshtire. Nje organizata kaq te madhe ushtarako – politike mund te demtohet ose forcohet nga mitomania e dy njerezve te pushtetshem, Rexhep Tayp Erdogan dhe Vladimir Putin… Ndërkohe duket se presidenti i Turqisë Erdogan nuk ka aspak ndërmend të ulë tensionet mes vendit të tij dhe Rusisë. Siç raportojnë mediat ruse disa anëtarë të organizatës terroriste “Ujqërit Gri” janë fotografuar në Krime. E njëjta organizatë mori përsipër vrasjen e pilotit rus që u rrëzua në Siri muajin e kaluar. “Ujqërit Gri” sipas mediave ruse janë një organizatë jozyrtare ekstremiste e ushtrisë turke

Share: