Home KRYESORE Publikohet procesimi kishtar per Imzot Rrok Miredites

Publikohet procesimi kishtar per Imzot Rrok Miredites

Arkidioqeza Tirane-Durres bën me dije disa detaje të ceremonialit që do të ndiqet këto ditë për shoqërimin ne banesën e fundit të Arqipeshkëvi të Tiranës Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirditës.

Trupi i Arqipeshkëvit pushon në Katedralen e Shën Palit dhe Kisha do të jetë e hapur deri në orën 24.00.
Nesër me datë 8 dhjetor Kisha e shën Palit do të jetë e hapur për ata që duan të luten. Do të jenë dy meshë gjatë ditës duke qenë se nesër Kisha katolike kremton festën e Zojës së Papërlyer.

Ndersa ditën e mërkurë me datë 9 dhjetor do të mbahen homazhet zyrtare nga ora 10.00 ”“ 13.00. Të mërkurën në darkë në orën 16.00 do të kemi lutjen e mbrëmësores e më pas do të kremtohet mesha.

Ditën e enjte në orën 10.00 do të fillojë mesha e funeralit të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri.

Predikimin do ta mbajë Shkëlqesia e Tij Imzot Gjergj Frendo Ipeshkëvi Ndihmës i Tiranë- Durrësit. Ndërsa salikimi dhe përshëndetje e fundit te varri do ta bëhet nga Shkëlqesia e Tij Imozt Angelo Massafra, Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër Pultit.

Trupi i Imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales në vendin e caktuar për varrimin e Ipeshkëvinjëve sipas traditës së Kishës Katolike.

Share: