Home I pakategorizuar Reflektim për dhjetorin ’90 dhe 25 vite pas tij.

Reflektim për dhjetorin ’90 dhe 25 vite pas tij.

Nga Arian Galdini

Cerekshekulli eshte nje breznaje antropologjike. Cerekshekulli eshte jete e gjate dhe e pershkuar e perpire plotesisht nga individi dhe shoqeria. Te moshuar kane ikur, mesomoshatare jane plakur, te rinj jane bere mesomoshatare, e te sapolindurit e askokohe jane bere te rinj.

Dhe ja ku jemi. Te gjithe kemi ndjesine se kemi kaluar pa u ndjere neper 25 vite te perpjekura, pa aspirata, e plot brenga e zhgenjime. Kemi edhe arritje te medha, por ato duken si te imponuara nga realitete gjeostrategjike, me shume sesa si mberritje te aspirates dhe projektit tone kombetar e shoqeror.

Shenasi Rama prej vitesh ka terhequr vemendjen per nje shkarje ne honet e se liges, qe ne ditet e para te dhjetorit ’90 e shkurtit ’91. Ai ishte Protagonist zelarte i dhjetorit ’90 dhe shkurtit ’91. Sot mbas 25 vitesh Shenasiu qendron koherent dhe ka bere ndarje te plote, te thelle e te pakompromis me Parite dhe Partite e ketij 25 vjecari postdiktatorial.

Dhe Levizja Studentore Shqiptare 1990 – 1991, na vjen sot me dy Lidere, me dy frymezues, me dy perfaqesues, me dy filozofi, me dy kultura te ndryshme e shpesh te kundervena ndaj njera-tjetres. Njera pjese e Levizjes njeh per Lider e Frymezues dhe identifikohet me Azem Hajdarin. Ndersa pjesa tjeter njeh per Lider e Frymezues dhe identifikohet me Shenasi Ramen.

Nuk mund te mar persiper te them se cila pjese eshte me e madhe, e cila pjese ka te drejten ne gjithe kete histori.  Ama, e rendesishme eshte kjo, qe te dyja pjeset bejne te madhe Levizjen Studentore. Azem Hajdari nuk eshte me i gjalle. Shenasiu eshte larg Shqiperise. Ajo qe une mendoj eshte se pas 25 vjetesh, Levizja Studentore eshte pike referimi e jashtezakonshme per te gjithe ne.

Do te doja shume qe Shenasiu ti bashkonte te gjithe.Do te doja qe te gjithe te bashkoheshin me Shenasiun. Te gjithe kane bere histori, te gjithe meritojne te bashkohen sepse nese bashkohen, edhe mund te na ribejne te shpresojme.

Share: