Home KRYESORE Rrefehet Agim Krajka per Merdanin dhe Simakun.

Rrefehet Agim Krajka per Merdanin dhe Simakun.

Kompozitori Agim Krajka në emisionin “Debat” në “Channel One” në studion e gazetarit Qafoku, ai tregou se Parashqevi Simaku kishte një të dashur që punonte në Sigurimin e Shtetit.

Për rreth dy orë, kompozitori i njohur, fituesi i “përjetshëm” i çmimeve të dyta, që ka bashkëpunuar me zëra si Vaçe Zela, Parashqevi Simaku, Luan Zhegu e motrat Libohova, rrëfeu për karrierën e tij muzikore, bashkëpunimet, jetën në diktaturë, udhëtimet jashtë shtetit.

Po ashtu, ai është nxitur nga gazetari të flasë rreth disa akuzave të shprehura publikisht nga këngëtari Sherif Merdani, sipas të cilit, Krajka raportonte në Sigurimin e Shtetit, madje kishte edhe një pseudonim.

Ndryshe nga Merdani, që nuk ngurroi që në një transmetim televiziv të bënte akuza të drejtpërdrejta, Krajka është rezervuar për të thënë “të vërtetën”, sipas tij, të dënimit të Merdanit Qe sipad tij, një gjë ishte e sigurt sipas Krajkës, që Merdani nuk është dënuar për shkak të Festivalit të 11-të.

Në lidhje me çështjen nëse këngëtaret shfrytëzonin lidhjet me punonjës të Sigurimit, ai përmendi rastin e Parashqevi Simakut, por jo si një “shfrytëzim” nga ana e saj. Sipas Krajkas, Simaku do të martohej me të dashurin e saj që punonte në Sigurimin e Shtetit.

Share: