Home KRYESORE Sali Berisha live ne 4 televizione informative…!

Sali Berisha live ne 4 televizione informative…!

Nga Agim Pipa

Vezhgim, imi: Live, ne 4 televizione informative ne Shqiperi, nje konfere nce shtypi e ishkryeministrit S.B. ne Diten Nderkombetare te te Drejtave te NjeriutUne nuk e kuptoj se si koleget e mi, qe bejne editoret ne ato televizione, vazhdojne t’i japin ende hapsire dhe kohe televizive nje ish-i, tashme te perenduar.

Te mos harrojme: SB, eshte njeriu, politikani, qe i ka shkaktuar popullit shqiptar drama te medha. Qysh prej vitit te larget 1992, kur si president i vendit, zbatoi dhe vuri ne funksion Ligjin famekeq 7501 mbi pronat, nje Ligj i hartuar nga ishpresidenti komunist Ramiz Alia, ligj qe shkaterroi me qellim dhe me dashje pronat e shqiptareve, uzurpuar me pare nga diktatura e eger komuniste. Me pas, ne vitet 1996-1997, ai eshte frymezuesi dhe mbrojtesi i flakte i firmave piriamidale, ku mijra familje shqiptare humben parat, shtepite, nje pjese te pasurise se tyre.

Pas rrezimit te firmave, hapja e depove te armeve eshte nje tjeter krim, qe e futi popullin tone gati gati ne lufte civile dhe prej saj dolen mijra te vrare ne te gjithe vendin. Ne vitin 1998, pas humbjes se zgjedhjeve, ai inicion nje grusht shteti, qe kishte ne krye nje grup banditesh dhe halabakesh, me qellim rrezimin e qeverise se asaj kohe dhe rikthimin e tij ne pushtet. Kujtoni ketu tanket, diagacet, mitrolozet dhe armet e renda, qe qendruan para kryeministrise; pastaj aktin makaber te perplasjes se qivurit te heroit te demokracise Azem Hajdari ne dyert e kryeministrise, a thua ai ishte nje kriminel lufte, qe meritonte ate fat.

Ne vitin 2008, shperthen Gerdeci dhe vriten 26 njerez te pafajshem, ndersa ai mbronte shkaktaret e atij krimi monstruoz, shkaktare qe mbajne emrat e klaneve mafioze prane qeverise B2. Sikunder ne vitin 2011, 4 te vrare te tjere, qe mund te ishin edhe 300, sipas fjales se tij, nese protestuesit do te kapercenin murin e kryeministrise, prones, qe ja la i ati.

U deshen plot 8 vjet, qe populli me voten e tij te lire, ta shporrte serish per krimet, korrupsionin, autokracine, neodiktaturen, arrogancen, mashtrimin. Plot 1 milion vota kunder tij, njelloj si ne vitin 1992, kunder regjimit komunist te Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise.

Dhe ja ku jemi serish, ne dhjetor 2015. I sigurt jam se, midis kryetarit aktual te PD lb dhe ishkryetarit sb, ai qe mer dhe perfiton me shume kohe televizive, eshte ky i dyti. Perse? A mund te ma shpjegojne dot koleget editore te pjeses derrmuese te televizioneve? Kur do te ndahet media, si informuese dhe opinionberese, nga politika e eger, e ashper, e ndeshkuar nga populli?

Kur do te ndahet media nga pjesa me e shemtuar e politikes dhe shoqerise sone te brishte dhe ende jo demokratike? Me figura te tilla do vazhdojme te bejme politike per te nesermen e Shqiperise? Me figura, qe dhembin dhe qe duhet t’i takojne arkivave, si pjese te nje historie te erret te vendit? Figura te tilla do vazhdojme t’i glorifikojme dhe t’u mesojme femijeve se, edhe pas krimesh te medha ndaj vendit, ti mund te kesh serish te drejte te shesesh politiken tende te deshtuar dhe kriminale ne ekranet e televizioneve?
Zot, na ruaj…

Share: