Home KRYESORE Sami Repishti “Qytetar Nderi” i Shkodres…

Sami Repishti “Qytetar Nderi” i Shkodres…

Nga Romeo Gurakuqi

Shume e nderueme zonja kryetare e Bashkise Voltana Ademi,
Shume i nderuem Kryetar i Keshillit Bashkiak te Shkodres, zoti Xhemal Bushati,
Zonja keshllitare, zoterinj keshilltarë,

në radhe te pare ju falenderoj per besimin e dhanun per caktimin tim ne Komisionin e Dhenies se Titujve per Bashkine e Shkodres.
Se dyti, dua t’ju shpreh besimin dhe shpresen e plotë se mandati juej do të jetë një mandat nën të cilin Shkodra dhe krahina, do të bajë progresin e nevojshëm drejt ndërtimit të nji hapësire të lirë të përparimit ekonomik dhe ju do të ndërtoni mjedisin e nevojshëm nënligjor, strukturat e përshtatshme të lehtësimit të investimeve të reja dhe vendosjes nën kontrollin e ligjit të investimeve ekzistuese. Jam i bindun se interesat e Shkodres në Republikën e Shqipnisë, paqes, progresit ekonomik, shtyllat e bashkëjetëses do të jenë, linjat që do udheheqin punën tuej në këtë mandat.

Se treti, me lejoni të deklaroj se në këndëvështrimin tim, asht nji nder i vecante qe Bashkia e re e Shkodres ta nis punen e vet në dhanien e titujve, me vendimin per titullin Qytetar Nderi” për Profesor SamiRepishtin, te cilin une e kam konsiderue dhe e konsideroj, udheheqesin e vertete te bashkesise shkodrane dhe nje lider i mirefillte te te gjithe shqiptareve, ne procesin e emancipimit per nga Liria, mbrojtja e institucioneve te saj, mbrojtja e te drejtave shqiptarëve ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni dhe ne Epirin e Jugut.

samia repishti1Nderkohe, dhania e ketij titulli profesor Sami Repishtit, vendos nji standard te naltë dhe te vecante, qe do te duhet te respektohet ne te ardhmen, ne rastet e dhanies se titujve te ngjashem. Respektimi i ketij standardi kerkon, ne radhe te pare, nji obligim thelbesor ne ndjekjen e rruges qe profesor Repishti ka percaktue. Rruga qe ai ka promovue dhe promovon cdo dite per bashkesine tone, asht e bazueme ne parimet progresiste te ndertimit te institucioneve te qendrueshme qytetare, vendosjes e drejtimit te rajonit tone nen leadershipin e elitave ma te perparueme intelektuale, qe e dojne Shkodren sincerisht dhe pa interes; ndertimi i akseve zhvillimore dhe marredhenieve tona nderqytetare mbi te njejtat parime te lirise qe kane drejtue me sukses gjysherit dhe stergjysherit tane ne kohet ma te veshtira; refuzimi i perdorimit te shkodranëvë të politikës si apendikse të interesave jo ligjore dhe të qendres se pandjeshme të Shqipnisë; imponimi i interesave zhvillimore të Shkodrës në bashkëpunimin me politikën qendrore të Tiranës; hapja e rrugeve per perfshirjen ne fuqine riperteritese te Shkodres, te brezit te ri te shkolluem ne menyre te pershtatshme jashte vendit.

Une ju garantoj ju se ky titull i jepet nji shkodrani dhe shqiptari te madh dhe te ndritun, qe mendon cdo moment te jetes se tij, atje larg ne ShBA, per Shkodren e vet, progresin e saj ne paqe, liri, demokraci funksionale dhe progres ekonomik te qendrueshem. Kur e njoftova mbi këtë vendim të Komisionit që une drejtoj, të nderuem këshilltarë, ai më tha krejt shkurt: “me vjen shumë mirë që Shkodra jeme nuk më ka harrue”.

Nuk do ta teproja të thoja besoj, se Sami Repishti asht lideri yne, asht frymezuesi i rruges sone, asht shkodrani ma i shquem i gjallë, që jeton çdo çast me gëzimet dhe vuejtjet tona të përditshme dhe ketë e tham me përgjegjësinë ma të madhe për të vertetën para jush të nderuem këshilltarë. Jeta e tij ne emigracion sa kohë që Shqipnia ndodhej nën diktaturë dhe aktiviteti i tij i përditshëm në 25 vite të tranzicionit parademokratik, nga emigracioni drejt Shqipërisë, nga Quins i New York-ut ku jeton, drejt State Department ne Washington DC, apo drejt Bruxell-it zyrtar, që asht nji aktivitet Publik, i hapur dhe i mirënjohur, janë prova të kjarta të statures së pacënueshm të udhëheqësisë morale, politike, zhvillimore dhe të një trashëgimie që Bashkia Shkodër duhet ta vendosë në hyrje të saj si udherrëfyes dhe drejtues.
Ju të nderuem keni mundësinë ta ndiqni këtë aktivtet të Profesor Repishtit gati çdo muaj në gazeten ma të madhe të përditshme në vend.

Me lejoni të nderuar këshilltarë të shpreh besimin tim se ju do ta konsideroni me përparësi aprovimin e këtij propozimi për Profesor Sami Repishtin, në 90 vjetorin e lindjes së tij, si shenjë nderimi dhe angazhimi për të vijuar rrugën drejt përparimit në paqe, liri dhe mbrojtje të qytetarëve tanë, të drejtave të tyne të pacenueshme për një jetë ma të mirë dhe në rikompozim demokratik, tolerancë dhe vetëdije të naltë atdhetare.

romeo gurakuqiRomeo Gurakuqi,
drejtor i Shkolles Doktorale
Universitet Europian i Tiranes,
dhe Kryetar i Komisionit Keshillimor per dheniien e medaljeve dhe titujve vendore te nderit ne Bashkine e Shkodres
Shkoder, me 29.12.2015

Share: