Home KRYESORE Shenasi Rama replikon me pseudonimet… ndaj Leka Meksit për firmataret e PD-se.

Shenasi Rama replikon me pseudonimet… ndaj Leka Meksit për firmataret e PD-se.

Nga Shenasi Rama

Ne nje prononcim te mëparshëm shpjegova se sa e vështire ka qene qe te organizohej nje parti opozitare ne Tirane ne vitin 1990! Argumenti im ishte se per te legalizuar PD-ne duheshin 300 firma, dhe se u mblodhën vetëm 285 firma, gjate kater ditëve, nga te cilat ishin 183 studente. Pa studentet nuk kishte opozite dhe opozita e vetme, e padiskutueshme dhe e vertete per disa kohe ishin studentet.

Keta qe ngrefosen sot, nuk mblodhën dot firmat e kunetërve te tyre dhe kishte aq te futur sa u bëme si ata rrobaqepësit private qe i përdorte si baze Sigurimi i Shtetit…. Por nejse. Ja, del tani Leka Meksi dhe thotë se ishin 350… dhe se unë jam gabim. Mirëpo numrin 285 unë e kam marre nga origjinali, qe e ka botuar vete Leka Meksi ne librin e tij “Dhjetori ’90: Dokumente e Materiale” ne Tirane ne vitin 2011 ne faqet 103-112. Sapo pashe qe gazeta Panorama ka nxjerre nje shkrim per kete pune… Por une kam cituar Leka Meksin e vitit 2011….

Megjithate, po sjell ketu Romanin me te shkurter shqiptar per tranzicionin, sepse edhe pastrimit te dosjeve gjerat jane te ruajtura diku… dhe autori, Prof. Dr. Gjergj Mullaga, kur e shkruajti romanin me te shkurter shqiptar te Tranzicionit me 111 fjale, “33 VEGIMET E Dhjetorit” mendoi se kishte perfshire edhe 33 jete interesante duke shtuar ketu edhe Ndertuesin etj. etj. … dhe drama te verteta njerezore te fshehura nen fjalet e vecanta dhe ne Kuvendin Kombetar te PD-se:

“kur Masoviku u turr te merrte Koromanen e Misrit, Bualli i beri Penicilinen Koranit te Myzeqese, ndersa Korcari i binte Ciftelise per te degjuar Alfons Ballsha qe pinte Cigare dhe puthte Driten qe i ra Corapja se nga Televizori shikonte se si Raketa me ngjyrat e Tigrit u rrezua mu si Ciklisti dhe Naftetari i Urte qe si Studenti i Mire enderronte te behej Anteu dhe per fat te keq perfundoi si Kendezi, Kaposhi apo Gjeli qe leshon Klithmen si Stilografi i Intelektualit Malesor qe e shterngonte fort Dizenjatorja me Mendjen tek Kali dhe Pylli i Lengaraqit qe admironte se si Helika e Inxhinjerit ngulej me forcen e Sqepit te Qukapikut.”

Share: