Home KRYESORE Te mjerët ju qe i ngritni përmendore profetëve, kurse eterit tuaj i...

Te mjerët ju qe i ngritni përmendore profetëve, kurse eterit tuaj i patën vrare …

Nga Dom Gjergji Meta

Pashe ne media se Presidenti i Republikës paska dekoruar pas vdekjes 5 te burgosur te cilët kane mbetur te vrare nga revolta e Spaçit ne vitin 1973. Njeri prej tyre është bashkëfshatari im Pal Gjergj (dhe jo Gjet) Zefi qe unë nuk kam pasur fatin ta njoh, por njoh krejt familjen, sepse me qindra vjet jemi lindur e rritur bashke.

Edhe pse nuk e fsheh gëzimin për këtë dekorim, me vjen te them se nuk është momenti i përshtatshëm për te dekoruar këta njerëz, sepse shoqëria shqiptare dhe politika e saj, nuk ka vendosur ende për fat te keq, një sistem vlerash për te ndare shapin nga sheqeri.

Plus qe te them te drejtën këso lloj dekorimesh, pas medaljeve te fundit qe janë dhëne për persona te përfshire ne gjenocidin komunist, me ngjajnë me atë varg biblik qe thotë: “Te mjerët ju qe i ngritni përmendore profetëve, kurse eterit tuaj i patën vrare. Kështu dëshmoni se i pëlqeni veprat e etërve tuaj; ata vranë, ndërsa ju ndërtoni përmendore” (

Share: