Home KRYESORE Thane për fjalën e ambasadorit Donald Lu tek Drejtësia!

Thane për fjalën e ambasadorit Donald Lu tek Drejtësia!

Mesila Doda: ambasadori ishte shume i qarte…tash si perhere mbetet qe politika te vrapoje e te marre ne mbrojtje ushtaret respektive ne gjyqesor…drame e madhe ku e katandisen “mbreterit” e politikes kete vend...

Entela Resuli: Ambasadori Lu-gjyqtarëve: Nëse keni në dorë një orë më të shtrenjtë se makina ime, jeni të korruptuar

Blerte Kraja: Nqs sot do te behej nje sondazh se cili eshte grupimi me i korruptuar: klasa e politikaneve apo klasa e gjyqtareve, cili do te ishte rezultati? Nese klasa politike nuk eshte e kulluar si mundet klasa e gjyqtareve qe buron nga mbeshtetja politike,te jete e tille? Jam per nje trupe gjyqesore (te pakten per 9 anetaret e Gjykates Kushtetuese) qe te votohen direkt nga populli. Vetem keshtu mund te garantojme pavaresine e gjyqesorit nga urdherat politike dhe nga korrupsioni spontan per ceshtjet e tjera.

Besi Bekteshi: Ambasadori Lu: Në se jeni i korruptuar ju kërkoj të lini detyrën……ora juaj më e shtrenjtë se makina ime….çfarë bëni dhe thoni ju kur një deputet dhe një person nga jashtë ju afron lek ose ju bën presion…. USA dhe BE kanë kontribuar në të gjithë pikat e logjit të ri…

Eva Kushova: Ambasadori Lu:  “Kam nje pyetje per ju gjyqtaret. Çfare do benit sikur nje politikan t’ju jepte nje rryshfet per te mbyllur nje çeshtje? Mezi pres diten kur ju te pergjigjeni: Nuk e di, kjo s’me ka ndodhur kurre!” Eh z. Ambasador, ka per te qene e larget ajo dite…

Endri Shabani: shqetesimi i ngritur nga ambasadori Lu eshte real, nderhyrja eshte teper arrogante dhe e trajton Shqiperine si koloni, jo si nje vend qe ka pavaresine e vet dhe institucionet e veta. Nese shtetet e tjera jane te shqetesuara per Shqiperine, ato nuk kane nevoje qe te leshojne deklarata te tilla, por mjafton qe te kushtezojne bashkepunimin me qeverite perkatese, politikanet, apo gjyqtaret e korruptuar. SHBA per shembull ka dhene shume para per gjyqesorin. Keto para mund t’i kishte kushtezuar me kerkesa konkrete per luften kunder korrupsionit ne gjyqesor. Jo se kjo e fundit nuk do te ishte influence ne punet e brendshme, por te pakten do tregonte pak me teper respekt per dinjitetin tone si vend dhe si njerez, se sa kur perfaqesuesi i popullit amerikan merr rolin e prokurorit dhe flet ne emer te popullit shqiptar.

Alfons Cupaj: Ambasadori amerikan-gjyqtarëve: Nëse ktheni dorën dhe shikoni se ora juaj kushton më shtrenjtë se makina ime, atëherë jeni i korruptuar dhe duhet të shkoni në burg…

Juli Kristafi: Nga sot te gjithe gjyqtaret do jene pa ore ne dore…

Anila Hoxha: Disa gjyqtare ulen koken, sipas kerkeses se ambasadorit Donald Lu Qe te shikonin oren Cartier. Por pane qe kyci ishte bosh. E kishin lene oren ne shtepi …

Mirela Cela Jorgo : Shume ambasadore kane ardhur dhe sic kane ardhur ashtu edhe kane ikur. Me thoni ju lutem kush nga keta ambasadore ka vene ne praktike te gjitha deklaratat e bera publike? Shume skeptike jam per gjithcka dhe ende kam frike se keto deklarata mbeten thjesht deklarata dhe nuk mban me uji pilafi duke pritur me shprehjen PROKURORIA SAPO I ESHTE MBUSHUR KOKRRA E MENDJES TE FILLOJE HETIMET. Ky vend keshtu sic eshte katandisur nga kjo klase politike nuk i bejne derman deklaratat . Eshte njesoj si ti paralajmerosh nje femije disa here per shkulje veshi. U lodhem sinqerisht, duam rezultat sepse jo per gje po keta ambasadore ftohen te emisioni i Canit dhe na bejne publike per simpatite qe kane per ndonje showgirl dhe harrohen dekaratat .

Fjala e ambasadorit Donald Lu:  “…për gjyqtarët e korruptuar: Ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonin veten si gjyqtarë të korruptuar. Më lejoni t’jua them këtë në shqip, për të qenë i qartë. Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate, jeni një gjyqtar i korruptuar… Së dyti, për gjyqtarët e ndershëm: kini besim, ndryshimi po vjen. E di që është e vështirë të jesh një gjyqtar i ndershëm. Nuk punon për shumë para dhe ka trysni nga çdo drejtim për të marrë vendime të rëndësishme për të gjitha arsyet e gabuara. Gjyqtarët e ndershëm, si ju, meritojnë të punojnë në një sistem që shpërblen integritetin. Ju meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe të përvojës.”

Konferenca Vjetore e Gjykatësve, 14 Dhjetor, 2015″

 

Share: