Home KRYESORE

Ti leme çâ??dekorimet, vrima, etj, e tâ??i kthehemi realitetit me mirë?

1
0
SHARE

Nga Valentina Karanxha

Nga Lenka, tek dekorimet, ç’dekorimet, vrima, benzat mercedes, klubi milionerëve, çdo diskurs që i ofrohet publikut është arratisje nga realiteti. Katrahure politike-shoqërore është pak të thuhet. Ja i morrëm mbrapsh dhe dekoratat e Lenkës, edhe çfarë pastaj? Ja dolëm dhe po luftojmë me mullinjtë me erë, dhe më në fund të ditës po hapim librin e Ritës, dhe na zë gjumi paq. Pa e ulur profesionalisht (Ritën) dhe suksesin e saj.

Po ta shohim ku qëndron shqetësimi që secili nga ne duhet të ketë, nuk na zë gjumi. Treguesit ekonomikë janë në rënie (a kishte dyshim ndonjë që do ishin në rritje?). Shqipëria ka një ekonomi pa ligje, një sistem pseudo-kapitalist, ku spekullimi është normal, dhe ku konsumatori nuk e di nga i vjen, nga bisnesmeni i ??paskrupullt? apo nga qeveria. Domethënë, konsumatori goditet rregullisht nga të dyja anët. Për shembull çmimi i naftës është ulur së fundmi në tregun botëror, por në Shqipëri nuk ndihet ky fenomen sepse taksa mbi karburantin është dyfishuar. Dmth, në se një litër nafte e importuar e cila kushton 45.9 leke, taksat që mbahen janë rreth 89 lekë, dhe kostot e tjera mbi të janë rreth 23 leke (Erebara, 2015, marrë nga gazeta Tema 12/22/2015). E solla këtë shëmbull për të ilustruar agresivitetin e qeverisë e cila kërkon të balancoj buxhetin në kurriz të popullit sepse në fund të fundit konsumatori i thjeshtë është ai që do paguaj. Dhe kur karburanti rritet, rriten të gjitha mbas tij sidomos çmimet e produkteve ushqimore të cilat kërkojnë transport ditor si qumshti, veza, buka prodhimet e mishit etj. Kjo gjë e bën të pamundur përballimin e kostos së jetesës për shtresat e varfëra sidomos pensionistët.

Në vëndin e suprizave financiare, po të hedhësh një sy të përgjithshëm, edhe po të mos jesh ekspert në makroekonomi e kupton që Shqipëria po shkrihet me dhjamin e vet, dhe sukseset e vogla financiare janë të përkohshme, sepse në një vend i cili nuk prodhon, do ketë kolaps të shpejtë, dhe shpresojmë të mos jetë vonë kur ta kuptojmë. Sigurisht që në njëzet e pesë vitet e fundit kapitali i hyrë në Shqipëri ka qënë i konsiderueshëm (i pastër dhe i papastër) dhe ka mbuluar nevoja konsumatorësh, dhe shumë pak investime në industri (përjashto atë të ndërtimit e cila ngelet e sukseshme). Sipas BKT (Banka Kombëtare Tregtare), viti 2015 përbën një sukses për produktet e saj dhe tranzaksionet e kryera (Tema, 2015). Problemi qëndron se, (ironikisht) BKT ka emër shqiptar, por pronarë ndërkombëtarë (shitur në vitin 2000 me vendim të Kuvendit) dhe di të menaxhojë asetet e veta, dhe përpos përgjegjsië si korporatë, bën atë që ne nuk jemi në gjendje të bëjmë: ndërtojmë sistemin tonë bankar pasi ne vjedhim veten tonë.

Po kështu edhe shoqëritë e telekomunikacionit (sipas Temës), nga pronësi të huaja kanë bërë fitime marramëndse në kurriz së krahut të punës të shqiptarit të thjeshtë i cili është i detyruar të punojë në një ekonomi ku çmimet konkurrojnë me Perëndimin dhe fitimet janë në minimum sepse paga minimale në Shqipëri është 2200 (Leke) në muaj. E tillë tallje me popullin i jep spekullatorëve të huaj mundësinë të maksimalizojnë fitimet. Të tilla kompani që nxorrën fitime në kurriz të krahut të lirë në Shiqpëri duke përfituar nga standarti i ulët, rroga e ulët minimale dhe aftësia e të rinjve shqiptar për të folur gjuhë të huaj është pazotësi dhe neglizhencë e shtetit shqiptar të vendos rregulla dhe ligje të ndershme në një ekonomi tregu e cila siaps politikave ka qënë një e ashtuquajtur ??laissez-fair capitalism? por që në të vërtetë është (crony capitaliam). Në një vështrim të përgjithshëm këto kompani janë ose të huaja, ose operohen nga Shqiptarë por fitimet dalin jashtë.

Ku qëndron problemi? A duhet të jemi të gëzuar për këto suksese të vogla ekonomike? Këto nuk janë sukseset tona ekonomike. Por sukseset atyre që shteti jonë i jep mundësi te operojnë në vëndin tonë dhe pa dyshim i mbledh taksat, dhe atyre që shteti yne i bën favorizime (baza a crony capitalism). Ajo që na shqetëson ne është se kjo mbedhje e taksave nga të gjitha anët nuk shkon aty ku duhet por në investimet dhe shpenzimet që bën paria të cilat deri tani janë kritikuar dhe opinioni publik është me se i informuar.

Nga ana tjetër e spektrit socio-ekonomik, në mëshirë të fatit janë populli dhe stërmundimet e tij ditore për të përballuar jetesën. Me gjithë skemat fiasko të qeverive për pensionet, ku dikush duhet të ketë punuar për 35 vjet të përfitojë pension, në mënyrë që të përballojë jetesën, me një tregues papunësie rreth 18% për 2015, shanset që njerzit të punojnë substancialisht për të mbushur vjetërsinë janë të dobëta. Dmth i shpëtojmë qeverive ??goxha? para. Aktualisht, pensionet e dikujt në moshat 65-70 vjet arrijnë mesatarisht ne 1800 leke në muaj. Kjo nuk është jetëse por mjerim. Pa u ndalur shume në planifikimin e kesaj lëmoshe në pagesën e elektrikut, ushqimit, ilaceve, (në gjëndje pak a shumë të mirë shëndetsore), pa llogaritur këtu ata që janë në trajtim mjeksor, nuk mund të imagjinohet si mund t’ja dilet.

Në këtë artikull jam përpjekur të vë në kontrast ku shkon paraja, ku nuk shkon paraja, dhe për çfarë shqetësohemi si shoqëri dhe ku e hedh gurin klasa politike në Shqipëri për të larguar vëmëndjen e publikut. Puna qëndron se pa u treguar skeptike, një shtet duhet të jetë i balancuar në të gjitha fushat, një shoqëri ka të drejtë morale të kërkojë logari për të kaluarën, por ama, një shoqëri ka të drejtë morale të ve para përgjegjsisë ata të cilët patën dhe kanë në dorë fatin ekonomik, politik të vëndit tonë, dhe pa u shpërqëndruar nga konkretja, nuk kemi kohë të humbasim.

Share: