Home I pakategorizuar U tha pas komunikimit me Ambasadorin Lu!

U tha pas komunikimit me Ambasadorin Lu!

Flamur Vezaj: Pse cuditeni me deklaratat e Ambasadorit Lu, kjo gjendje nuk është vetëm në sistemin e drejtësisë… Shikoni ata që ikën ose këta që janë në poste drejtorësh, marrin më pak se unë rrogën dhe kanë kostume firmato, makina të reja etj etj… Shikoni kandidatet për deputet (përveç biznesmeneve) me ca rroba hajt mo, sapo marrin mandatin me rroba firmato, aksesor te shtrenjte e makina! Po ministrat, me te marr detyren rruhen, blejne syza e kostume firmato, telefona, makina e deri te favoret që I bëjnë bankat duke I dhënë kredi të buta smile emoticon  E njejta gje ndodh edhe nëpër gjykata e prokurori. POR NUK VENDOSIN TE GJITHË GJOBA ose kërkojne…Por ajo që bie në sy menjehere (duke mos perjashtuar te vjetrit), është tek studentët (DISA) të Shkollës së Magjistraturës, oficerëve (DISA) që bëhen prokuror apo edhe juristëve të shquar që bëhen gjyqtar. Ndryshime rrënjësor. Nga 2 palë rroba gjithë javën, bëhen me kostume të ndryshme për cdo ditë, makina, telefona etj etj!! 

Basir Collaku: Biseda online e ambasadorit Donald Lu, shqiptaret u ndjene amerikane ne kete komunikim. Ambasadori amerikan z. Donald Lu, ka zhvilluar nje bisede te jashtezakonshme online me qytetaret shqiptare, duke dhene shprese dhe besim. Ne duhet te japim konkretisht mesazhin me veprim, se per politikanet dhe njerez te sistemit te drejtesise te korruptuar, pavaresisht emrave, ka nisur numerimi mbrapsht. Shqiptaret u ndjene amerikane ne kete komunikim te drejtperdrejte te ambasadorit.

Ilir Mati: Pyetje zotit Lu: – Duke ditur se korrupsion vjen nga fjala coorubare (vjedhje se bashku), me ke behen bashke per te vjedhur gjyqtaret e Shqiperisë?

Balkanweb: Donald Lu: Ka ministra të korruptuar, të vihen para drejtësisë.

Artan Fuga: Atij i kishin thënë se në këto vende kishte pasur plot luanë, shqiponja, tigra, sorkadhe, ndërkohë nuk kishte hasur veçse ujq, laraska, lepuj dhe dosa.

Luan Kurti: Per 25 vjet ne u perpoqem te mesonim anglisht qe te kuptonim te huajt, Tani keta kane filluar te mesojne shqip qe te na kuptojne ne!…

Besjan Pesha: Te vertetat ne kete vend po i thone troc ambasadoret. Ne tundim kokat duke peshtyre fara. Ose ndonjehere merzitemi me ta se nuk jemi dakord. Kjo eshte per te qare. Sepse praktikisht ata qe e duan me shume kete vend i bie te mos jemi ne qe banojme ketu, qe rrisim femijet ketu, qe vdesim ketu por ata qe te jetuarin ne kete vend e kane thjesht pune nga e cila nje dite do ju mbeten disa kujtime dhe ndonje dekorate.

 Arsen Rusta: Ambasadori Donald Lu, sot dha nje tjeter mesazh te forte shkruar ne shqip teksa i pergjigjej qytetareve “parlamenti do duhet te kishte me shume mesues, fermere, taksist, profesionist”, etc a sa mire do te ishte. Une kete e kuptoj si nje apel qe ky vend ose me sakte ligjevenesit duhet te jete nga shumica e popullsise, pra shtresa e mesme. Nje shpjegim dhe per kete kuptim, Shqiperia seshte e varfer sic eshte katandisur fatkeqesisht nje pjese e shoqeris por seshte as e pasur sic jeton nje pakice ligjvenese, drejtuese apo komanduese. Dhe pse larg nje shembull i tille vjen nga qeveria e Kanadase ku bejne pjese: mjek, inxhiniere, fermer, tregtare, ushtarak karriere e shume te tjere te lidhur me profesionin. Larg partive, larg militantizmit dhe pa friken e flakjes ne rruge!

Share: