Home KRYESORE Universiteti “Nene Tereza” ne Shkup lajm qe duhet festuar ketej e andej...

Universiteti “Nene Tereza” ne Shkup lajm qe duhet festuar ketej e andej kufirit.

Nga Afrim Krasniqi

Qeveria e Maqedonise ka vendosur te miratoje kerkesen e partnereve politike shqiptar per themelimin e nje universiteti shqiptar ne Shkup, i cili do te mbaje emrin “Nene Tereza”. Natyrisht vendimi eshte politik, lidhet me nevoja politike dhe eshte produkt i kalkulimeve politike.

Gjithmone politika eshte e tille, sidomos ne Ballkan. Por, pavaresisht cdo interesi afatshkurter vendimi per Universitetin e dyte shqiptar eshte lajmi me i mire i fundvitit 2015 nder shqiptaret: nuk ka dileme se vetem permes dijes e librave, arsimimit dhe kultures mund te ndryshojne gjerat dhe qe brezat e rinj te behen me konkurrues, – ndaj universiteti i ri nis dhe mbetet aty, Shkupi merr nje domethenie tjeter ne investimin e domosdoshem per nje elite te re shqiptare ne Maqedoni.

Pas pervojes pozitive por edhe problemeve me universitetin e Tetoves apo projektin nderkombetar UEJL shqiptaret kane nevoje jetike qe projekti i ri i universitetit ne Shkup te ofroje cilesi e shkence, te mesoje nga gabimet e kaluara dhe te mos lejohet te shnderrohet ne asnje rast vendpunesimi militant, por te hape dyert per standarde me te larta rekrutimi dhe angazhimi akademik, per dije konkuruese ne shqip dhe anglisht, per tekstet me te mire ndershqiptare dhe bashkekohore, per dege studimi qe i ofrojne shqiptareve hapesira me te medha ne tregun e punes dhe ne kerkimet shkencore, – pra per nje universiteti me human, me cilesor, me profesional dhe me jetegjate.

A do te arrije te permbushe ai kete pritshmeri? Duhet. Me cdo kusht. Perndryshe do jete nje shans tjeter i humbur, dhe humbja e shanseve per arsim e dije, eshte investimi me negativ per prodhimin e brezave te paafte te se ardhmes, pra per humbjen e te ardhmes. Kjo nuk duhet dhe nuk mund te ndodhe me.

Le te shpresojme se ky mesazh ndjehet nga te gjithe e pranohet prej te gjitheve. Lajmi mbetet e mire dhe ia vlen te festohet edhe ne Tirane, sic personalisht ndjehem i kenaqur qe kohe me pare une bashke me disa kolege nga Tirana ishim pjese e konsultimit per projektin e Universitetit te Shkupit!

Share: