Home KRYESORE Qytetari Viktor Buzhala i shkruan Shpend Ahmetit, ktheju punes!

Qytetari Viktor Buzhala i shkruan Shpend Ahmetit, ktheju punes!

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës je, pa te jesh bukur aktiv ne politike këto dite. I ke dhanë rendësi te madhe Zajednices. Por, unë nuk jetoj çdo dite me te ne koke. Përkundrazi, jetoj dhe punoj ne qendër te Prishtinës. E aty parkingu po ma ha shpirtin perdite. Thjeshte, mua dhe banoreve te lagjes po na shkakton stres banal çdo mëngjes, çdo mesdite, çdo mbrëmje. Tash, pos qe vijnë prej kahmosit e parkohen aty, s’po munem as me hy, sepse ne mes te ditës bizneset po furnizohen me mall dhe i ndalojnë komionat ne mes te rrugës se parkingut. E vetura si kjo ne foto s’po na lajnë me dale nganjëherë. Unë kam jetu pak ne qendër te një qyteti perëndimor, veç aty lejohej parkingu vetëm për banoret e, bizneset lejohej te furnizoheshin nga ora 5 deri ne 6 te mëngjesit. ”ª#Kryje punen Kryetar!”¬

Viktor Buzhala

Share: