Home KRYESORE Zonja e Parë 100 mijë dollarë, Ina Rama 150,000 euro kredi, Sollaku...

Zonja e Parë 100 mijë dollarë, Ina Rama 150,000 euro kredi, Sollaku me toka, apartamente dhe kredi 193 mijë euro…

Portali Spending Data Albania jep perseri leksion gazetarie. Rubrika Para dhe Pushtet ne kete Portal ka publikuar të dhëna mbi pasurinë dhe interesat ekonomike të disa funksionarëve të nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë.

Kështu është bërë e mundur të kontrollohen të ardhura të vitit të fundit në detyrë për tre presidentët e fundit zotin Rexhep MEIDANI, zotin Alfred MOISIU dhe z. Bamir TOPI.

Gjithashtu, është e mundur të verifikohen edhe pasuritë e për zonjën Ina RAMA dhe zotin Thedhori SOLLAKU, si dhe për kryeprokurorin aktual Adriatik Llalla.

Ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, rezulton të ketë marrë një kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, me vlerë 150 000 euro për 25 vjet, detyrimi financiar i pashlyer për 131 500 euro.

Adriatik Llalla la në Gjendjen e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 1 007 072 lekë, shtuar me 51 375 lekë, si dhe Të ardhura nga dhënia me qira e një pjese të banesës, 1 000 000 lekë.

Ish-prokurori i përgjithshëm Thehodhori Sollaku rezulton të jetë:

1) Bashkëpronar me 50% i një Apartamenti 3+1 me burim pasurie Privatizim 1994.

2) Bashkëpronar me 50% Apartament 2+1 blerje në vitin 2003 me të ardhura të familjes, vlera e blerjes 1 900 000 lekë.

3) Truall dhe Banesë me sip. 540 m2 me burim pasurie dhuruar bashkëshortit nga prindërit në 1995.

4) Bashkëpronar me 50% tokë arë 600 m2, blerë më të ardhura të familjes në vitin 2000 vlera në blerje 1 000 000 lekë.

5) Bashkëpronar në vlerën 50% tokë pyll 500 m2 blerë në 2003 me të ardhura të familjes vlera në blerje 600 000.

FB_IMG_1450855419147Sa për presidentët, Bujar Nishani, duke se mbahet kryesisht me të ardhurat e Zonjës së Parë.

Në fakt, rezulton se Ai ka:

1) Të ardhura nga qiraja e dyqanit të bashkëshortes në Durrës, 6 000 euro.

2) Të ardhura nga qiraja e një apartamenti të bashkëshortes në Durrës, 600 000 lekë.

3) Të ardhura nga qiraja e një dyqanit të bashkëshortes në Durrës, 660 000 lekë.

1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga si specialiste në BSH, 964 813 lekë.

2) Bashkëshortja, të ardhura nga dietat, 1 320 euro.

3) Bashkëshortja, të ardhura nga dietat 1 440 dollarë.

Të tjera

1) Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 134 765 lekë.

2) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me ”“ 148 636 lekë.

3) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 357 euro.

4) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 100 000 euro.

Ish-presidentet e tjerë, nuk kanë të regjistruara apo deklaruara pasuri të konsiderueshme.

Share: