Home KRYESORE Ben Blushi ben beteje parimore me Edi Ramen

Ben Blushi ben beteje parimore me Edi Ramen

Deputeti Ben Blushi, ish-miku dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, tashmë zyrtarisht kundershtari me i madh i tij ne PS, i del atij përballë ne garen per kreun e partise socialiste ne pushtet.

Blushi thotë se do të dalë me një platformë të tij dhe se beteja e tij është parimore, por pyetja qe shtrohet eshte se a po kërkon ai karrigen e Edi Ramës?

Në një intervistë televizive ne Top Channel, Blushi tha se kërkon mbajtjen e zgjedhjeve brenda PS-së për të risjellë demokracinë dhe kolegjialitetin dhe shprehu bindjen se nëse do të ishte në krye të partisë, do ta drejtonte atë më mirë sesa Edi Rama.

“Partitë politike janë fuqitë e pushtetit, nëse ato nuk janë demokratike nuk mund të ketë demokraci. Merkeli në maj kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme, apo fill mbajti zgjedhjet brenda partisë.

Thatcherin e hoqi partia e vet, jo zgjedhësit, Toni Blair e hoqi partia e vet. Partia të heq kur sheh që nuk jep më garanci që zgjedhjet fitohen. Nuk them që jemi në këtë pikë, por partitë janë fuqia e shtetit.

Jemi partia e parë në Europë që perëndimi na ka thënë dekriminalizohuni, sepse ligji kaloi për ne. Por si hynë banditët në Partinë Socialiste? Si hynë këta? Asnjëri nuk hyri vetë, i futi mungesa e demokracisë brenda partis딝 tha Blushi ne “Top Story”

“Kjo parti e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama, E bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh.

Shumë njerëz më thonë për ca e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë sepse nuk është ashtu sot”, shtoi ai.

Blushi nderkohe u shpreh se Partia Socialiste ka humbur identitetin e saj dhe nuk po qeveris si e majtë. - “Të gjithë vendimet që janë marrë kohët e fundit në Parlament dhe ato që janë tërësisht personale. Të gjitha koncesionet. Sot PS nuk është as e majtë dhe as e djathtë, është konfuze” – u shpreh ai ne Top Channel

Share: