Home KRYESORE Berisha: Ne mes Sorosit dhe Rames nje femer…

Berisha: Ne mes Sorosit dhe Rames nje femer…

Dje në Kuvend Berisha foli edhe për Xhorxh Sorosin, duke deklaruar madje se një raport i Transparency International’ per Shqiperine u manipulua nga miq të tij.

“Dardha e ka bishtin mbrapa dhe dardha është Xhorxh Soros, kam marrë emaile për të. Sorosi një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish-komuniste”Â¬ tha Berisha duke vazhduar –  “Midis Sorosit dhe Edit, cherchez la feme, (sebepi i sherrit eshte nje femer) po kjo është histori tjetër. Po po, me dokumente, ja si qeshin, të gjitha këto e dinë kët딝, tha Berisha.

Më pas, Berisha publikoi edhe një mesazh: “Unë quhem ….. Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International si team lider për të hartuar raportin e antikorrupsionit. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testime. Pas dërgimit të 4 kapitujve, në Transparency International në Berlin, qendra Berlin u shqetësua shumë. Kërkojnë përsëritje të testimeve në mënyrë të paargumentuar.

Në dhjetor të 2014 dhe krejt papritur kërkojnë shkarkimin papritur. Edhe sot e kësaj dite nuk e di kush ka vijuar punën. Ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri që ju thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta. Në vizitën në Berlin në gusht të 2014, Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe sic duket la porosi mos dëmtojë statistikat”.

Berisha propozoi që personit që i ka dërguar këtë mesazh te jepet vleresim pozitiv  nga Parlamenti.

Share: