Home KRYESORE Egoizmi im dhe Z.Rama (1)

Egoizmi im dhe Z.Rama (1)

I nderuar Z.Rama,

Në datën 2 shtator 2008, kam dhënë një intervistë me gazetaren Genta Popa për Top Channel dhe fola për një nismë të cilën e quajta “Media, pushteti i par딝. Synimi ishte që rreth 5000 gazetarë në të gjithë vendin të kishin lehtësira ekonomike në shërbime private, si dhe në ato publike.

Siç është dhe shprehja “çdo njeri, sikur të shkulë e ti falë një fije qime për qosen, bëhet mjekërr”. Pra besova, se me pak mbështetje ndaj tyre mund të arrihej që gazetarët e rinj të mos flinin më, tre veta në një dhomë me qera. Të mos i gjumonin lajmeve me dy byreqe tre këndëshe tërë ditën p.sh. (dhashë shembullin e parë, duke filluar nga biznesi im).

Dhe a e dini se pse e bëra? Jo, sepse po vuaja nga gjendja e tyre mjerane, jo. Thjesht për egoizmin tim e asgjë tjetër. Për egoizmin tim, sepse vetëm në vendet ku gazetarët trajtohen mirë dhe mbështeten ekonomikisht, mund të jetosh me të vërtetat!

I nderuar Z. Kryeministër,

Gazetarët e trajtuar njerëzishëm, në Shqipëri ndikojnë te 50 mijë votues, më e pakta. Kjo ndodh, pavarësisht udhëzimeve, apo urdhërave të pronarëve të mediave ku ata punojnë. Arsyeja që duhet të lexoni gazetat, të dëgjoni radiot, të shihni televizionet e vendit është pikërisht këtu mendoj. Ndonjëherë, 2 minuta vëmendje kushtojnë 4 vite në politikë, ashtu sikurse ju kushtuan zgjedhjet në vitin 2009, që nuk i fituat.

Një Kryeministër, çdo javë të paktën mëngjesin duhet ta ndajë me gazetarë, edhe me ata që kanë shprehur mendime të ndryshme. Këtë nuk ua kërkoj aspak për vete, pasi ashtu si ju, e di gjithë dynjaja se unë “ha” veçse gjërat që i gatuaj me duart e mia.

ahmet dursunShënim: I nderuar, ne shqiptarët e diasporës i dashurojmë të vërtetat me një egoizëm të paparë….

Mirupafshim deri nesër në këtë orë,
Sinqerisht,
Ahmet Dursun

Share: